Ambasadorja Kim reagon pas dërgimit të ekipit të dytë me infermierë drejt Italisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë për dërgimin e një ekipi me 60 infermierë drejt Italisë.

Përmes një shkrimi në ‘Twitter’, ambasadorja falenderoi NATO-n e cila ka dërguar ndihma drejt Italisë, por në mënyrë të veçantë falenderoi Shqipërinë e cila dërgoi ekipin e dytë mjekësor.

“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar #COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali (në 0:38). #WeAreNATO” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Pas grupit të parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh, ky është grupi I dytë me 60 infermierë që qeveria shqiptare ka dërguar në veri të Italisë e cila dhe është zona më e goditur nga koronavirusi.