Befason eksperti suedez: Ky është gabimi i pafalshëm që po bëhet me karantinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedia është një nga vendet e cila nuk ka marrë masa të ashpra ndaj koronavirusit. Deri më tani në Suedi, kafet janë të hapura, restorantet, supermarketet për të mos folur më pas për qendrat tregtare të cilat funksionojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Megjithatë, tubimet publike me mbi 50 persona janë ndaluar, po ashtu  vizitat në spital dhe në azile, ndërsa mësimi në shkolla dhe fakultete po zhvillohet online. Shumë të tjerë punojnë nga shtëpia. Këto janë vetëm një pjesë e masave të vogla të cilat Suedia i mori pasi po rritej numri i të prekurve, i cili deri më tani ka shkuar në 14.500 persona ndërsa 1.570 tjerë kanë humbur jetën.

Megjithatë, ka nga ata ekspertë të cilët nuk pajtohen aspak me karatinimin dhe izolimin total të njerëzve në shtëpi.

Një nga ish-epidemiologët më në zë të Suedisë, Johan Gjesek, thekson se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe, shkruan Real Clear Politics. Karantinimi dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetura në fakte shkencore. Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, ndërsa të tjerët do të duhej ta kishin parasysh se COVID-19 është një sëmundje e lehtë e ngjashme me gripin. Historia ka treguar se pastrimi i duarve dhe distanca sociale janë metodat më të mira në luftën e çfarëdo sëmundjeje. Sapo të kryhen testet masive të antitrupave, besoj se do të tregojmë se gjysma e popullatës në Suedi tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, dhe se përqindja e vdekjeve do të jetë rreth 0,1 për qind”, është shprehur Gjesek.

Të fundit

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV