Foto/ Muaji i Ramazanit, Komiteti Mysliman i Shqipërisë nxjerr datat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka sjellë një sërë pengesash në jetën ekonomike, politike, por edhe atë fetare të mbarë botës.

Edhe pak ditë na ndajnë nga Muaji i Ramazanit dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se ai do të mbahet dhe nis nga e premtja e 24 Prillit.

Ende nuk dihet nëse do të ketë falje të besimtarëve, siç ndodh zakonisht në sheshin Skënderbe, duke qenë se për shkak të pandemisë është e nevojshme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik.

Në njoftimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përfshihet edhe kalendari i plotë me të gjitha oraret e syfyrit dhe iftarit.

Njoftimi i plotë:

Pak ditë na ndajnë nga Muaji i bekuar i Ramazanit Të gjithë myslimanët anë e mbanë botës fillojnë ditën e premte me 24 Prill 2020 muajin e bekuar të Ramazanit.

Agjërimi i Ramazanit është një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimi është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, socialer individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Lexo edhe :  Monika Kryemadhi voton me të birin dhe nënën/ Dilni votoni masivisht!

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë. Le të sjellë ky muaj në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë!/Fjala.al/

 

Të fundit

“Opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit”/ Ish deputeti ‘leksion’ Berishës

Ish- deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV,...

Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e...

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Puka ka mbyllur tashmë numërimin e kutive të votimit, teksa PD-ja ka arritur fitoren. Procesi i votimit të dielën që zgjati nga ora 7.00 deri...

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon se janë 156 materiale të...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

Lajme të tjera

Web TV