Konfirmohet një rast me COVID-19 në Krujë, punonte në fasoneri me 300 punëtorë

Në një fasoneri të Krujës është konfirmuar një rast pozitiv me Covid-19. I infektuari punonte në fasoneri me rreth 300 persona.

Sipas pronarit të biznesit, punëtori i infektuar me COVID-19 ka qenë në punë deri më datë 8 prill, pasi që prej kësaj dite fasoneria është mbyllur.

Rikujtojmë se më herët janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe disa punëtorë të një fasonerie tjetër në Krujë.