Koronavirusi/Rama tregon se kur do të dalim nga shtëpia: Ja si do të nisë hapja  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se si do të nisë procesi i hapjes përballë situatës së krijuar nga koronavirusi.

Duke iu referuar hapjes së disa degëve të ekonomisë, kreu i qeverisë theksoi se dalja nga karantina do të do të bazohet tek shifrat në spitale.

“Me bllokun e parë të lehtësimit që është blloku i aktiviteteve të hapura është lehtësuar puna për një pjesë të konsiderueshme të sektorit të punës privat në Shqipëri. Me bllokun e dytë që është deklaruar se do të hapet më 27 prill janë mbi 5 mijë njerëz që kthehen në punë. Nuk është pak. Në këtë proces udhëhiqemi nga dinamika e luftës në vijën e zjarrit. Nga shifrat e infektimit dhe situata në spital. Situata në spital është nën kontroll. Kemi një numër minimal në terapi intensive dhe kjo na jep mundësi të shikojmë për hapjen. Do të ecim javën e ardhshëm duke parë shifrat me bllokun tjetër dhe pastaj një bllok të fundit që është blloku me risk më të lartë sipas atyre që shohim që po bëjnë shtetet e tjera”, deklaroi Rama.

Hapja

Sipas kryeministrit hapja ka riskun e vet, por nga ana tjetër, sipas Ramës, nuk ka asnjë skenar që të rrimë ta presim ikjen e koronavirusit nga shtëpia.

Së pari hapja ka risk, të jemi të qartë. Nga ana tjetër nuk ekziston një skenar që ta presim të mbyllur në shtëpi ikjen e virusit. Ne mund të rrimë në shtëpi mbyllur dhe një vit por kjo nuk do të thotë që virusi do të ketë ikur. Infektimi në territor është gjithnjë, kudo në çdo vend më shumë se sa ai që është i zbuluar. Ne kemi rritur numrin e testimeve çdo javë dhe tani gjurmimi është shtrirë tek asimptomatikët, duke u bazuar gjithmonë tek kontaktet. Në të gjitha rastet duhet të kemi parasysh nëse nuk del vaksina, virusi do jetë vërdallë. Të gjitha vendet nuk diskutojnë një dalje pas zhdukjes por një fazë tranzicioni në bashkëjetesë me rrezikun. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që hapja të shoqërohet me masa dhe përtej masave njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm të jenë të kujdesshëm”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lexo edhe :  GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës ‘arrest në burg’!

Paketa ekonomike

Sa i përket paketave ekonomike, Rama tha se bazuar në PBB, Shqipëria ka një nga paketat më domethënëse krahasuar me kapacitetet e saj.

“Ka dhe një gjë tjetër që vlen të theksohet, pavarësisht se një numër i madh nga ato dy paketat kthehet në punë ne nuk do të tërheqim asnjë qindarkë mbrapsht por të gjitha pagat e premtuara do të shkojnë tek ata që janë subjekt. Taksistët do të fillojnë punë javën e ardhshme por do të vazhdojnë të marrin pagën e luftës, ashtu si punonjësit e dyqaneve, të tregjeve. Të gjithë do të marrin atë që iu takon, qoftë nëse janë kategoria më e goditur që ishte në paketën e parë qoftë kategoria tjetër që do të përfitojë 400 mijë lekë.

Kisha një diskutim me disa ministra dhe dre e tatimeve dhe dëgjova nga të gjithë ata që janë refuzuar në paketën e parë janë thuajse të gjithë, 60 mijë e kusur persona që do marrin 400 mijë lekët e bonusit të luftës sepse është një procedurë më e thjeshtë. Bëhet fjalë për të gjithë taksistët në të gjithë vendin me perimetër lëvizjeje brenda qytetit”, u shpreh kryeministri.

 

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV