“Trajneri i pamposhtur i Superiores”, suksesi i Egbos arrin deri në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Triumfi i trajnerit Emanuel Egbo me skuadrën e Tiranës ka arritur deri në Gjermani. Ekipi i Tiranës ndodhet tashmë 9 pikë përpara Kukësit të vendit të dytë dhe ky rezultat u arrit në sajë të drejtimit të Egbos, i cili deri më tani nuk numëron asnjë humbje. Histori suksesi është cilësuar ajo e trajnerit nigerian me ekipin bardheblu nga një faqe gjermane në rrjetin social Facebook “Albanische Nationalmannschaft”.

“Egbo, njeriu i orës së Tiranës! Me Emanuel Egbo, një ikonë absolute e klubit të Tiranës pushtoi kryeqytetin”.-shkruhet në atë faqe.

Më tej bën një përmbledhje të shkurtër të karrierës së Egbos si portier: “Nigeriani luajti nga 2001 – 2004. Ai dha fund karrierës pas katër vitesh me Bylisin në verën e vitit 2012. Egbo ka mbajtur rolin e trajnerit të portierëve që nga 2015-ta dhe shpesh herë ka hyrë në skuadër si një trajner i përkohshëm të Bylis”,-thuhet në këtë artikull.

Ndërsa në fund e gjithë vëmendja përqendrohet te puna e 46-vjeçarit si trajner dhe suksesi me ekipin kryeqytetas të Shqipërisë, të cilin arriti ta merrte nga buza e “greminës” e ta nxirrte në krye të Superligës.

“Pas marrjes së rolit të trajnerit në dimër, Egbo fitoi 10 nga 11 ndeshje dhe deri më tani është i pamposhtur. E mori skuadrën në vendin e katërt duke e çuar në të parin si dhe mposhti Partizanin në derbi 5-1. Egbo është një qytetar i Shqipërisë dhe flet shqiptar mjaft mirë. Një histori suksesi”,-shkruhet në këtë artikull.

Rikujtojmë se Egbo është trajneri që arriti të sillte fitoren e derbit në shtëpinë bardheblu pas plot 5 vitesh me rezultatin 2-1 dhe më pas sërish mundi që të triumfonte në një fitore që s’mund të harrohet lehtë në stadiumin “Air Albania”, ku bardheblutë mundën të kuqtë e Partizanit me rezultatin e thellë 5-1./Fjala.al/ Katerina Tafa/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV