Covid 19/ Kurbini bëhet vatra e re e virusit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet bilanci i të infektuarëve me COVID 19 në Shqipëri. Nga 22 raste të reja 12 janë shënuar vetëm nërrethin e Kurbinit duke e kthyer atë në vatrën e re të përhapjes së virusit më shumë se 40 ditë pasi u shfaq për herë të parë në Tiranë.

Sëmundja ngjitëse Covid-19 vijon të përhapet në vendin tonë edhe pas 5 javësh që vendi ishte në izolim. Epiqendra e shpërndarjes është zhvendosur nga Tirana në dy qytete të vogla në Veri, Krujë dhe Laç.  Vatra e re e të infektuarëve ka lidhje me biznesin e një fasonerie, e cila vazhdonte punën deri disa ditë më parë.  Deri më tani në këto dy qytete numërohen 42 raste me koronavirus, ku 19 janë në Laç dhe 23 në Krujë.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi dje  për 12 raste të reja me koronavirus në Laç dhe 5 në Krujë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku pjesa dërrmuese e të prekurve, siç raportojnë mediat,  janë pikërisht gra që kanë punuar në fasonerinë e Krujës. Pasi janë infektuar në fasoneri, punonjëset e kanë dërguar virusin në shtëpi duke ia ngjitur edhe familjarëve. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan dhe 22 raste të reja me koronavirus  në vend duke e çuar në 584 numrin total të të prekurve. Shumica prej të prekurve raportohen të shëruar.

Po ashtu vjon përhapja në qytetin e Tiranës me 2raste të reja dhe në Shkodër ku janë shënuar 2 raste të tjera. Numri i të shëruarve sipas ministrisë ka vajtur në 327 duke vijuar të jetë më i lartë se numri i të infektuarve aktivë.

Lexo edhe :  “Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë

Në njoftimin zyrtar Ministria e Shëndetësisë theksoi se “gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327. Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.” Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë, 9 prej të cilëve janë shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.  Sipas ministrisë 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar. Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 26 pacientë, ndërsa qytetet me më shumë raste janë Tirana dhe Shkodra.

Nuk ka më alarm

Ministria e Shëndetësisë beson se megjithëse virusi vijon të infektojë qytetarë të tjerë nuk ka vend për alarm për sa kohë situata është nën kontroll.

Mira Rakacolli zv/ministre tha se “pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme”.

“Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit”, theksoi ajo.Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye./Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV