Dashuria dhe financat, ja çfarë kanë parashikuar yjet për këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASHI

Të dashur Dashë, këtë javë do të vëreni se do të përqendroheni në cështje që lidhen me arkën tuaj, të ardhurat dhe shpenzimet, pasi Dielli që ndodhet në shenjën e Demit, do t’i japë prioritet kësaj fushe. Do ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi katrori që do të formojë me Saturnin që ndodhet në Ujor, tregon se mund të krijojë një keqkuptim me një person shoqëror i cili do të ketë shkas një cështje ekonomike. përpiquni të mos merrni vendime në gjaknxehtësi, vecanërisht nëse lidhen me cështje ekonomike, për të mos u bërë pishman më pas.

Dashuria: Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, këtë javë mundeni të ndjeni se partneri juaj nuk mund të mbulojë të gjitha ato që kërkoni me rezultat të mos ju jetë e lehtë për tu qetësuar. Mirë do të ishte të bisedonit rreth atyre që ju krijojnë shqetësime dhe ndikojnë në mënyrën sesi e shihni partnerin tuaj. Nëse jeni beqar/e, Hëna e re, e cila do të realizohet në shenjën e Demit në 23/4, mund t’ju bëjë të ndryshoni “rrugën e lundrimit” në një cështjen tuaj sentimentale dhe të surprizoni jo vetëm personin që ju intereson por edhe vetë veten tuaj!

Puna dhe Ekonomia: Këtë javë Dielli do të ndodhet në shenjën e Demit duke spostuar interesin tuaj në cështje ekonomike. katrori që do të krijojë me Saturnin që ndodhet në Ujor tregon se ka shumë mundësi disa shokë tuaj të përfshihen në arkën tuaj. Do ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani mend se “llogaritë e mira bëjnë shokët e mirë”. Hëna e re e cila do të realizohet në 23/4 në shenjën e Demit, do t’ju sjellë cështje ekonomike të lëna pezull dhe do t’ju “detyrojë” t’i sqaroni.

DEMI

Dem të dashur, ndodhemi në stinën tuaj pasi Dielli sapo ka hyrë në shenjën tuaj! Kjo tregon se periudhën e ardhshme, ju do të ndodheni në epiqëndrën e ngjarjeve por edhe të vëmëndjes të tjerëve dhe prezenca juaj do të shkaktojë “zhurmë”. Katrori që do të krijojë Dielli me Saturnin që ndodhet në Ujor, mund të krijojë një situatë të presionuar në cështje ekonomike. në datë 23/4, Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën tuaj me shoqërimin e Uranit, do t’ju stimulojë të merrni vendime që do të bien si “rrufë” për të gjithë, akoma dhe për njerëzit që ju njohin!

Dashuria: Këtë javë, do të ishte mirë të mbani tonë të ulta në jetën tuaj personale, pasi do të jetë e lehtë të revoltoheni me të gjithë dhe gjithcka! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, ka mundësi të ndjeni nevojën të bëni disa sqarime midis jush dhe partnerit tuaj, por mënyra që do ta bëni, do të tregojë dhe drejtimin që do të marrin gjërat. Ajo që duhet të mbani mend është se këtë javë, të dhënat në fushën sentimentale mund të ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin, kështu që do ju duhet të ruani me mënyrën tuaj, ato që nuk doni të humbisni.

Puna dhe Ekonomia: Cështjet tuaja profesionale dhe c’do gjë tjetër që lidhet me punën do të përbëjnë burim stresi dhe nervozizmi për ju këtë javë, pasi katrori i Dielli me Saturnin do të krijojë një atmosferë të renduar. Këtë javë ka gjasa të shfaqen tema profesionale të cilat do t’ju detyrojnë të punoni shumë për t’ja dalë. Ka mundësi të ekzistojë “distance” midis jush dhe një personi që lidhet me ambjentin e punës tuaj, më shkak një cështje të punës.

BINJAKET

Binjakë të dashur, këtë javë do të shihni veten të mos ketë dëshirë të shprehë ndjenjat, shqetësimet dhe dëshirat e saj, pasi prezenca e Diellit në shenjën e Demit, ju stimulon t’i mbani vetëm për vete. Katrori që do të formojë me Saturnin që ndodhet në Ujor, tregon se do të jetë e lehtë të largoheni akoma dhe nga njerëzit tuaj të dashur pasi nuk do të kebi dëshirën të ndani c’do gjë që ju shqetëson. Kjo mund të krijojë një klimë të ftohtë midis jush dhe do ju duhet të jeni më të kujdesshëm pasi sjellja juaj mund të keqkuptohet.

Dashuria: Këtë javë do ju duhet të veprini më kujdesshëm në cështjet tuaja sentimentale dhe në c’do gjë që lidhet me jetën tuaj personale, dhe kryesisht të jeni të sinqertë përballë dikujt që ju intereson. Hëna e re e cila do të realizohet në 23/4 në shenjën e Demit në shoqërimin e Uranit,tregon se ka mundësi të ekzistojnë zbulime, ndaj dhe nëse doni të shmangni këtë skenar, përpiquni të mos lëvizni “fshehurazi”. Nëse jeni të lirë, ka gjasa të shfaqet një person nga e kaluara dhe kjo do t’ju surprizojë.

Puna dhe Ekonomia: Mundësi që do të keni këtë javë, është të dispancoheni nga cështjet profesionale presionuese dhe me këtë mënyrë do të jetë me e lehtë për të vazhduar drejtë. Katrori që do të krijojë Dielli me Saturnin, dop të krijoë një distancim sentimental, i cili mund të mos ju ndihmojë në cëshjte personale, por do të jetë shumë ndihmues në ato profesionale. Nëse shihni sa më objektivisht c’do gjë që lidhet me punën tuaj, atëher është e sigurt se do të arrini ta menaxhoni situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.

GAFORRJA

Ju Gaforre, këtë javë, do të shihni veten të ketë nevojën e një bisede me nje person shoqëror dhe socializimin me persona të ambjentit tuaj. Kjo mund të mos jetë e lehtë të realizohet live, por do të jetë e lehtë të komunikoni me ta nëpërmjet të gjithë mjeteve teknologjike që kemi në dispozicion. Katrori që do të formojë Dielli që ndodhet në Dem me Saturnin që ndodhet në Ujor, munde të zgjojë disa kujtime, të cilat do të ndikojnë dhe do të shkaktojnë- qoftë dhe përkohësisht- mërzitje. Në datë 23/4, Hëna e re që do të realizohet në shenjën e Demit, do të lëkundë ujërat dhe nuk përjashtohet të sjellë të reja, të cilat do t’ju surprizojnë dhe lidhen me personat e rrethit shoqëror.

Dashuria Këtë javë mirë do të ishte të mbanit cështjet tuaja sentimentale, ekskluzivisht për ju pasi sa më shumë që të përfshihen në jetën tuaj personale, aq më vështirë do të jetë të sqarohen cështjet që ekzistojnë në këtë fushë. Nëse jeni beqar/e, besojini cështjet sentimentale vetëm shokëve tuaj që e meritojnë besimin tuaj dhe shmangini bisedimet me shumë persona. Hëna e re e cila do të realizohet në Dem në datë 23 prill, nuk përjashtohet të sjellë në ndryshim të papritur në një cështje sentimentale, si gjithashtu dhe një dashuri me një person të rrethit shoqëror.

Puna dhe Ekonomia Një cështje profesionale do t’ju shqetësojë mjaftueshëm këtë javë dhe ka mundësi të bisedoni për ktë me kolegët tuaj. Të mbani mend se puna në kolektiv favorizohet mjaftueshëm këtë javë, mjafton të mos lini cështje të kaluarës së hijezojnë përpjekjet e reja dhe projektet profesionale. Folusohuni në c’do gjë që keni arritur dhe kërkoni ndihmën e njerëzve që bashkëpunoni, atëher kur keni nevojë.

LUANI

Të dashur Luanë, cështjet tuaja profesionale do t’ju angazhojnë këtë javë dhe nuk përjashtohet tëshfaqen disa tema për t’i zgjidhur. Do ju duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrën sesi afroheni me c’do gjë që ka të bëjë me punën por edhe me lidhjet tuaj profesionale pasi katrori i Diellit që ndodhet në Dem me Saturnin që ndodhet në Ujor, tregon se mund të hasni dhe disa pengesa. Debatet me koleget tuaj dhe persona që janë në autoritet sipër jush në punë, mund të krijojnë tensione midis jush, por tani nuk është java e përshtatshme për “luftë”. Në datë 23/4, Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në shoqerimin e Uranit, mund të sjellë ndryshime në mënyrën sesi i shihni dhe përballeni me cështjet profesionale.

Dashuria Cështjet tuaja profesionale mund t’ju mbajnë mjaft të angazhuar këtë javë dhe mund të mos jetë e lehtë të përqëndroheni në jetën tuaj personale. Katrori i Diellit me Saturnin mund të krijojë distancim midis jush dhe partnerit tuaj pasi nuk ekziston dëshira për pajtim, akoma dhe pas kekuptimeve të vogla. Nëse jeni të lirë, Hëna e re e cila do të realizohet në Dem në datë 23/4, nuk përjashtohet të sjellë një “rrahje zemre” të papritur, për një person të rrethit tuaj social.

Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë presione në një project profesional nga një persona që bashkëpunoni. Shmangni përplasjet me persona që janë në autoritet sipër jush në punë, pasi katrori i Diellit me Saturnin, tregon se nuk do të dilni të fituar nga të tilla përplasje. Këtë javë preferoni të mos rrezikoni në c’do lloj cështje profesionale, pasi Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në 23/4, në shoqërimin e Uranit, sjell rezultate të papritura dhe tregues që nuk kishit kontrolluar.

VIRGJERESHA

E dashur Virgjëreshë, këtë javë do të shihni veten tuaj duke kërkuar mënyra arratisjesh nga pamjet e përditshmërisë. Kjo mund të jetë tani praktikisht e vështirë, por një hecje do të jetë vecanërisht ndihmuese për humorin tuaj. Katrori i Diellit që ndodhet në Dem me Saturnin që ndodhet në Ujor, mund të shtojë presionin psikologjik dhe t’ju bëjë të kërkoni rrugëzgjidhje. Komunikimi me njerëzit tuaj të dashur dhe hecjet në natyrë do t’ju ndihmojnë shumë në humorin tuaj. Në datë 23/4, do të realizohet Hëna e re në shenjën e Demit në shoqërim me Uranin dhe mund të sjellë një komunikim të papritur me një person që nuk e prisni.

Dashuria Situata përmbytëse pritet të krijohen në jetën tuaj personale, por disa prej tyre do t’ju dergojnënë shumë rezultate të mira! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, shmangni të “gërrmoni” cështje të kaluarës pasi do të jetë e lehtë për të shfaqen dhe të krijojnë probleme të pakapërcyeshme midis jush partnerit tuaj. Nëse jeni beqar/e, nuk përjashtohet të fillojë një histori sentimentale me bjë person të rrethit tuaj të gjërë, duke marrë shkak nga një mesazh që do të merrni prej tij.

Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka mundësi të shfaqen cështje që ju kishin shqetësuar periudhën e kaluar dhe lidhen me punë tuaj dhe me detyrime të caktuara profesionale. Përditshmëria mund t’ju duket presionuese pasi do keni për të zgjidhur disa punë që ju duken të padurueshme. Përpiquni tëdisiplinoni një plan të caktuar për të arritur të “c’liroheni” nga punët, peshat dhe detyrimet!

PESHORJA

Peshore të dashura, këtë javë do të shihni veten duke kujtuar momente të kaluarës, por dhe persona të cilët kanë luajtur një rol aktiv në kujtimet tuaja. Dielli ndodhet një shenjën e Demit dhe krijon tendencë për tu kthyer pas, ndaj dhe për këtë arsyje, do të mendoni shpesh për njerëzit dhe situatat të cilat kanë kaluar. Katrori i cili do të formohet këto ditë me Saturnin që ndodhet në Ujor, tregon se mund të shfaqet një cështje që do t’ju largojë nga partneri juaj. Do ju duhet të jeni më të kujdesshëm në mënyrën me të cilën do të menaxhoni akpoma dhe debatin më të vogël, për të mos u krijuar probleme midis jush. Në datë 23/4, Hëna e re e cila do të realizohët në shenjën e Demit në shoqërimin e Uranit, do t’ju bëjë t’i kushtoni një rëndësi të vecantë një cështjeje ekonomike ose të kaluarës.

Lexo edhe :  Aksidenti në Sauk, ndërron jetë mjeku i njohur (EMRI)

Dashuria Kontrakti me partnerin tuaj këtë javë, do të këtë rezultate të këndshme për ju, vetëm nëse shpenzoni kohën tuaj të përbashkët në aktivitete produktive dhe jo në zënka, vecanërisht në debate që lidhen me cështje të kaluarës. Nëse jeni beqarë, komunikimi me një person që ju intereson, do të lëkundet dhe do ju duhet t’i menaxhoni me durim për tëpërfituar nga to. Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në 23/4, do t’ju bëjë të merrni vendime që do të habisin shumë njerëz!

Puna dhe Ekonomia Këndi i katrorit që do të realizohet këtë javë midis Diellit që ndodhet në Dem dhe të Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit, tregon se humori juaj do të jetë i “rëndë, me rezultat të mos keni oreks të merreni me c’do gjë që lidhet me punën. Përpiquni të sistemoni detyrimet më urgjente, pasi disa prej tyre nuk shtyhen më.

AKREPI

I dashur Akrep, Dielli që ndodhet në shenjën e Demit, do t’ju bëjë të ktheni vëmëndjen në personat tuaj të dashur. Katrori që do të krijojë me Saturnin që ndodhet në Ujor, mund të sjellë vështirësi në cështje që lidhen me shtëpinë ose ose një njeriun tuaj. Bisedimet familjare ka mundësi të ngrenë probleme nëse nuk ekziston dëshira për të biseduar nga të gjithë. Në datë 23/4, Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në shoqërimin e Uranit do t’ju bëjë të shikoni disa cështe të lidhjeve tuaja ndërpersonale, të cilat këmbëngulnit t’i linit pa zgjidhur.

Dashuria Planet qe keni për veten dhe partnerin tuaj, mund t’ju ndryshojnë këtë javë, dhe e njëjta mund të ndodhë dhe me klimën që ekziston midis jush. Hëna e re e cila do të realizohet në datë 23 prill në shenjën e Demit në shoqërimin e Uranit, tregon se mund të ekzistojnë ndryshime në ato që ju i konsideroni të mirëqëna. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi t’ju shfaqet një njohje apo komunikim i papritur që do t’ju ndyshojë të dhënat e jetës tuaj sentimentale.

Puna dhe Ekonomia Këtë javë do ju dueht të menaxhoni me kujdes c’do gjë qe lidhet me punën, pasi dhe të jeni më të kujdesshëm në komunikimin që do të keni me personat që përfshihen në detyrat e punës tuaj. Katrori i Diellit me Saturnin por edhe me Hënën e re e cila do të realizohet në Dem në shoqërimin e Uranit, tregojnë se mund të ekzistojnë bisedime të cilat do të ashpërsojnë shpirtrat në lidhje profesionale dhe bashkëpunime.

SHIGJETARI

Shigjetarë të dashur, këtë javë ka gjasa të vëreni se disa detyrime të përditshmërisë do të “mbijnë si kërpudhat” dhe do të ndryshojnë programin tuaj. Katrori i Diellit që ndodhet në Dem me Saturnin që ndodhet në Ujor, tregon se nuk do të jeni dhe aq të hapur ndaj të tilla lloj ndryshimesh dhe c’do gjëjë që ndikon në programin tuaj në c’farë do lloj mënyre. Në datë 23 prill, do të realizohet Hëna e re në shenjën e Demit në shoqërimin e Uranit, e cila mund të sjellë zhvillime në cështje pune, dëtyrime të përditshmërisë por edhe projekte profesionale. Mirë do të ishte të shpëtonit prej atyre që janë të rëndësishme të bëni gjatë ditëve të para të javës, pasi sa kalojnë ditët, aq më vështirë do të jetë të përqendroheni.

Dashuria Bisedat që do të keni me partnerin tuaj këtë javë do të fshehin kurthe dhe njëra prej tyre do mund të shfaqë në një formë të ashpër mënyrat e ndryshme të kuptimit që keni në cështje të caktuara. Katrori i Diellit me Saturnin do t’ju bëjë mjaft gjykues, dicka që mund të sjellë reagime nga partneri juaj. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të ndjeni se në këtë javë nuk do të keni asnjë kontak me dikë që ju intereson, ndaj do duhet të bëni durim dhe të mos këmbëngulni në bisedime që nuk rrjedhin në mënyrën që ju dëshironi.

Puna dhe Ekonomia Një cështje që do t’ju shqetësojë këtë javë lidhet më shumë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj profesional, sesa me punën. Do ju duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrën sesi komunikoni me të tjerët pasi do të keni tendencën të udhtroni kritika të ashpra, të cilat mund të krijojnë probleme me të tjerët. Përpiquni të gjeni mënyrën e duhur për të thënë c’do gjë që dëshironi dhe të mos e shfaqni ashpërsinë tuaj tek personat me të cilët keni një bashkëpunim të mirë midis jush.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, Dielli ndodhet në shenjën e Demit dhe favorizon cështje që lidhen me jetën tuaj personale dhe sentimentale. Tashmë keni mundësi të kontaktoni me një person që nuk ju kalon pa vënë re, por do ju duhet të jeni të kujdesshëm pasi katrori i Dielli me Saturnit që ndodhet në Ujor, mund të krijojë keqkuptime. Sa kalojnë ditët, komunikimi do të bëhet më i lehtë, dicka që do t’ju japë mundësi të merrni frymë në bisedime me të dashurit tuaj. Në datë 23/4, Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në shoqërimin e Uranit, do të krijojë sfondin për ndryshime në jetën tuaj personale. Sigurisht këto ndyrshime do duhet të jenë rezultate të mendimeve të pjekura, pasi do të kenë rezultate stabile.

Dashuria Potencialet janë të gjitha të hapiura këtë javë, pasi Urani i cili ndodhet në Dem, do të mbajë një rol protagonist në ngjarjet astrologjike. Ndryshimet dhe përmbysjet janë të mundshme dhe do të ftoheni të mbroni c’farë keni arritur! Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të ekzistojnë zhvillime në një cështjen tuaj sentimentale, e cila qëndronte stabile prej kohësh. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përpiquni të mos revoltoheni pa arsyje përballë partnerit tuaj.

Puna dhe Ekonomia Disa bisedime që do të bëhen këtë javë me një person që përrethoni shumë shpesh në fushën profesionale, mund t’ju presionojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni të pamjaftueshëm. Këtë javë do të ekzistojënjë qëndrim gjykues nga të gjithë, i cili mund të krijojë keqkuptime në lidhje profesiona dhe të përcjellë mesazhe të gabuara. Përpiquni dhe ju të mbani këtë qëndrim dhe në rast se ju fajësojnë në mënyrë të padrejtë, përpiquni ta menaxhoni pa iu kundërpërgjigjur “zjarrit”!

UJORI

Ju Ujorë të dashur, këtë javë do të shihni vbeten duke patur nevojë të merret me shtëpinë, partnerin ose persona familjarë. Dielli ndodhet në Dem dhe katrori që krijon më Saturnin që ndodhet në shenjën tuaj, tregon tendencën tuaj për të qënë të prerë në disa cështje familjare ku duhet të jeni pajtues. Preferoni të bëni dialog dhe jo monolog në cështje që lidhen në mënyrë të përbashkët me ju dhe njerëzit tuaj. Në datë 23/4, Hëna e re, e cila do të realizohet në shenjën e Demit, mund të krijojë klimën e përshtatshme për të intensifikuar keqkuptimet që ekzistojnë. Nëse dëshironi të shmangur “shpërthimet”, përpiquni të mos i shtini “benxinë zjarrit”, ose me qëndrimin ose me fjalët tuaja.

Dashuria Këtë javë do ju duhet të jeni më të kujdesshëm me fjalët që do të përdorni për të “veshur” ato që doni të thoni, pasi katrori i Diellit me Diellit me Saturnin tregon se fjalët tuaja mund të lëndojnë partnerin tuaj. Nëse jeni të lirë dhe ju intereson një person me të cilin komunikoni, këtë javë mund të vështirësoheni pak më shumë për të mbajtur në nivele që doni komunikimin midis jush. Sigurisht, nevojitet punë e vështirë ndoshta dhe të hapni rrugë për të mos u krijuar keqkuptime.

Puna dhe Ekonomia Katrori i Diellit me Saturnin tregon se akoma dhe nëse ndodheni në shtëpi, këtë javë ka shumë mundësi të nevojitet të sqaroni disa cështje profesionale. Nuk do të jetë cështje e lehtë dhe ka mundësi t’ju shkaktojë lodhje. Nuk përjashtohet të ekzistojnë bisedime me kolegetët ose bashkëpunëtorët tuaj, të cilat do t’ju sjellin debate dhe nuk do t’ju ndihmojnë të ekzistojë një klimë e mirë midis jush. Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në datë 23/4, ju thotë të shmangni shpërthimet pasi do t’ju intensifikojnë c’do cështje që mund të hasni.

PESHQIT

Të dashur Peshq, këtë javë do të shihni veten duke patur nevojë të komunikoni me shokë, të njohur akoma dhe me komshinj, por do duhet të jeni të kujdesshëm, pasi një bisedë e pafajshme mund t’ju shfaqë mjaft padakortësi midis “kontraktuesve”. Katrori i Diellit që ndodhet në Dem me Saturnin që ndodhet në Ujor, tregon se bashkë me cështjet e aktualitetit, do të shfaqen dhe tema të vjetra të cilat do t’ju shqetësojnë njësoj si ju ashtu edhe përsonat e rrethit tuaj të ngushtë. Këto tema, nuk përjashtohet tëjenë përgjegjëse dhe për debatet midis jush, por do ju duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur përplasjet. Hëna e re e cila do të realizohet në shenjën e Demit në datë 23 prill, mund të sjellë të reja për personat e rrethit tuaja që do t’ju surprizojnë.

Dashuria Këtë javë përpiquni ta mbani lidhjen tuaj larg nga shikimet e rëna në sy dhe mos bisedoni cështje që duhet të qëndrojnë ekskluzivisht midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë, Hëna e re e cila do të realizohet në datë 23/4 në shenjën e Demit, ju thotë të mendoni mënyra alternative për të komunikuar me një person që ju intereson! Madje, nuk përjashtohet të keni një surprizë nga një person që nuk ju kalon pavërejtur!

Puna dhe Ekonomia Këtë javë ka mundësi të hasni disa bisedime profesionale dhe takime në distancë dhe e vërteta është se nuk do të ndiheni vecanërisht rehat me to. Katrori i Diellit me Saturnin tregon se do të ekzistojnë cështje të cilat do të jenë të vështira për tu menaxhuar dhe për të mundur të sistemohen, do duhet të përpiqeni për të. Hëna e re e cila do të realizuar në shenjën e Demit në datë 23/4, do t’ju sjelllë informacione të reja për një cështje profesionale./Jorgo PullaTel/ www.astrologu.al/

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV