Gjendja e fatkeqësisë natyrore/PD del kundër zgjatjes me dy muaj: Bie ndesh me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka kundërshtuar zgjatjen e fatkeqësisë natyrore nga qeveria e kryeministrit Rama mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë deri më 23 qershor është e paligjshme.

Bylykbashi i referohet Kushtetutës e cila sipas tij, gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të zgjatet me një muaj, e jo me dy.

Deklarata e plotë: Gjendja e jashtezakonshme zgjatet vetem 30 dite! Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj te tjere. Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te verteta shendetesore me qindra mijera te semure e dhjetera mijera te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundershtojne keto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirefillta ne rruge.

Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave. Por ceshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Ceshtja eshte a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kerkesen pa kufizim? Po nese Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjase Parlamenti afatin aq sa kerkon Kryeministri? Jo! Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎ Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter. Afati sherben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Nderkohe te mos harrojme se jane kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes.

Lexo edhe :  Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

Nese do te kishim mburojen imunitare kushtetuese, Gjykaten Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nese Rama, nen pretekstin e koronavirusit, mund te zgjase gjendjen e jashtezakonshme dhe kufizimin e lirive te shqiptareve aq sa i leverdis pushtetit te tij edhe pse statistikat nuk e justifikojne. Por fale Edi Rames, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e semura, edhe pse sot e thone te gjithe qe eshte me mire t’i kurosh bajamet sesa t’i heqesh, sepse jane nder mburojat e para ne diten kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetuten. Mos harroni Edi Rama do te perpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit. Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise. Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV