Koronavirusi/ Britania i befason të gjithë: Duke nisur nga kjo e enjte do të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Britania e Madhe vijnë lajme të mira. Nga e enjtja e kësaj jave, vaksina ndaj koronavirusit e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock u shpreh se “po bënte gjithçka në përpjekjen e Britanisë për të zhvilluar vaksinën e parë në botë”.

Sipas mediave britanike, qeveria do t’u japë shkencëtarëve një shtesë prej 20 milion paundësh për të ndihmuar në kërkimet e tyre.

Hancock shpjegoi se një shumë prej 22.5 milion për një projekt në “Imperial College London”.

Në planin afatgjatë mënyra më e mirë për të mposhtur koronavirusin është përmes një vaksine. Në fund të fundit, kjo është një sëmundje e re. Kjo është shkencë e pasigurt, por unë jam i sigurt se do të bëjnë gjithçka që kemi për të zhvilluar një vaksinë. Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të një përpjekje globale. Ne kemi dhënë më shumë para se çdo vend tjetër në kërkimin global për një vaksinë dhe, për të gjitha përpjekjet në të gjithë botën, dy nga zhvillimet kryesore të vaksinave po ndodhin këtu në shtëpi në Oxford dhe Imperial [College London]”, u shpreh Hancock.

Vaksina e Oksfordit, e njohur si ChAdOx1 nCoV-19 do të testohet tek rreth 510 persona të moshës 18 deri në 55 vjeç në bashkëpunim me Spitalin Universitar Southampton.

Deri më tani koronavirusi ka prekur më shumë se 125,000 njerëz dhe vrarë 17,339 në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë që ajo të shndërrohet në një nga vendet më të goditura në botë, shkruajnë mediat britanike. 

Të fundit

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV