“Mësimi online”, UNESCO jep alarmin: 826 milionë nxënës nuk kanë kompjuter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysma e numrit të përgjithshëm të nxënësve në botë, ose 826 milionë nxënës dhe studentë nuk kanë mundësi për të pasur një kompjuter në shtëpi, nënvizoi UNESCO, ndërkohë që mësimi në distancë është mbështetur nga një pjesë e madhe vendesh që po përballen me pandeminë e COVID-19.

“Dhe 43%, 706 milionë nxënës nuk kanë internet në shtëpi”, shtoi UNESCO në një komunikatë duke denoncuar një ndarje shqetësuese dixhitale në arsimin në distancë.

“Pabarazitë janë veçanërisht të shënuara në vendet me të ardhura të ulëta si në Afrikën Subsahariane, ku 89% e nxënësve nuk kanë kompjutera në shtëpi dhe 82% nuk kanë internet”, shton Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturën.

“Për më tepër, ndërkohë që telefonat celularë mund t’u lejojnë nxënësve të marrin informacione, të lidhen me njëri-tjetrin dhe me mësuesit e tyre, rreth 56 milion nxënës jetojnë në vende ku nuk kanë rrjete celulare, rreth gjysma e të cilëvë në Afrikën Subsahariane”, shtoi UNESCO.

“Të paktën 1.5 miliardë nxënës dhe 63 milion mësues fillorë dhe të mesëm janë prekur nga një ndërprerje e pazakontë e mësimit, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, me shkolla të mbyllura në 191 vende”, thotë UNESCO .

“Duhet të rrisim përpjekjet tona për të siguruar lidhje me të gjithë, por gjithashtu të mbështesim alternativa të tjera, veçanërisht përdorimin e transmetimeve në radio dhe televizion në komunitet dhe krijimtarinë në të gjitha format e të mësuarit”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

“Këto pabarazi përbëjnë një kërcënim të vërtetë për vazhdimësinë e mësimit në këtë periudhë të ndërprerjes së pazakontë të arsimit”, nënvizoi Stefania Giannini, nëndrejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s për arsimin./AlbUK/

Të fundit

Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Mashtruese ordinere dhe delinkuente

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK për masën detyrim paraqitjeje, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. “Narko shteti dhe kreut...

Justin Bieber shiti katalogun muzikor për 200 milionë dollarë për shkak të falimentimit

Justin Bieber ka shitur të gjithë katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor të vitit 2022, për shkak të problemeve të...

23-vjeçari plagos më armë babain në Fier

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi plagosi me armë zjarri babanë e tij. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe...

Gara për Tiranën/ Xhaçka në avantazh ndaj Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj pa mandat

Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në...

E frikshme! Një avion i Lufthansas fluturoi pa pilot për 10 minuta, zbardhet raporti

Një fluturim i Lufthansas me 205 persona në bord mbeti pa pilot për 10 minuta, shkruan CNN sot, pasi piloti humbi ndjenjat ndërsa ishte...

Lajme të tjera

Web TV