Pandemi me padi, skandale me tendera që presin SPAK-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tender ushqimesh me vlerën 1.5 milion eurosh që iu dha një kompanie kompjuterash çoi Xhaçkën në prokurori. Po ashtu denoncimi i Berishës për maskat e skaduara, detyroi PS-në ta akuzonte për panik!

Nga Nikoleta Kovaçi

Në kohë pandemie, sigurisht që një vend të rëndësishëm do të zinin edhe paditë për abuzime të mëdha. Ndonëse ende prokuroria nuk e ka dalë në konkluzione konkrete për dy prej padive më të zhurmshme të deri më tanishme, ditët në vijim, do të jenë edhe të mbushura me padi të ndryshme. Kjo vjen nga një sërë shkeljesh që janë konstatuar nga të gjithë aktorët që janë gjendur në kushte sipërmarrjeje. Janë një padi e Partisë Demokratike kundër ministres së Mbrojtjes për një abuzim me vlerën 1.5 milion euro dhe një padi e deputetëve të PS-së kundër Sali Berishës për përhapjen e informacioneve dhe njoftimeve të rreme duke krijuar panik në situatën e koronavirusit! Për asnjërin nga rastet ende nuk është marrë një vendim nga ana e prokurorisë, ndërkohë që bëhet me dije se kanë nisur hetimet. Në rastin e padisë së PD-së, sipas tyre janë konstatuar si të konsumuara 6 vepra penale, ndërkohë që gjithçka lidhet me një tender ushqimesh që iu dha një kompanie që në fakt nuk kishte bërë kurrë tregti ushqimore. Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku edhe u shpall fituese pa garë, një kompani kompjuterash, u tha nga PD se ishte një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste. Kompania fituese u tha se ishte parapërzgjedhur t’i jepej shifra prej 1.5 milion euro, e cila nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Kompania “Eurovia”, rezultonte e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore. Në materalin e kallëzimit u saktësua se kjo kompani u njoftua paraprakisht për hapjen e tenderit, më 19 mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. PD tregoi se vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Akuzat

Partia Demokratike në fillim të prillit ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për abuzimet me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro. Ndër personat e kallëzuar janë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpk, me administrator Emir Shefitin dhe shoqëria “XPERT SYSTEMS” sh.p.k., me administrator Renald Govën. Janë 6 veprat penale të referuara në kallëzimin e PD-sw, ku përfshihen “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”; “Shpërdorimit të detyrës”; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”. Kallëzimi u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Në të thuhej se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë.

Kallëzimi

Rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” dhe shoqëria “XPERT SYSTEMS” në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit. Gjithashtu, në kallëzim evidentohej se kompania “EUROVIA”, nuk përmbush kriterin ligjor të eksperiencës së ngjashme në fushën e furnizimit me produkte ushqimore në 3 vitet e fundit. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj ‘tregtimin e ushqimeve’, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe, për pasojë, nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta, konkretisht: Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar ftesën për ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? Dhe tjetra fokusohej te fakti se çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej ftesa për ofertë?” – thuhej ndër të tjera në kallëzimin e PD. Referuar materialit të kallëzimit, në rastin konkret, u bë me dije se gjithçka gjendej përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për t`i furnizuar. “

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Kallëzimi ndaj Berishës/ Denoncoi praninë e 1.2 milion maskave të skaduara!

Në fillimin e marsit ndërsa ende askush nuk mund të mendonte se vendi do të përfshihej në ethet e një pandemie, ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet faqes së tij në Facebook do të fliste për një sasi të madhe maskash që ishin të skaduara. Në fakt sapo kishin nisur shenjat e para dhe u tha se në drejtim të vendit tonë po niseshin materialet paramjekësore. Por Berisha nëpërmjet ‘qytetarit dixhital’ bëri publik faktin se në Durrës kishin hyrë 1.2 milion maska të skaduara. Dhe menjëherë pas postimit në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike reagoi grupi parlamentar i Partisë Socialiste të cilët deklaruan se do ta kallëzonin penalisht ish-kryeministrin për përhapjen e informacioneve dhe njoftimeve të rrema duke krijuar panik në situatën e koronavirusit. Sipas grupit të PS-së, këto informacione janë shpërndarë në rrjetin e tij social. Ai tha se bëhet fjalë për sasinë prej 1.2 milionë maskave të skaduara që janë shpërndarë nga qeveria e Edi Ramës. Po ashtu, Sali Berisha denoncoi shumë herët praninë e sëmundjes së koronavirusit në vendin tonë. Sipas tij, “qeveria ka për qëllim që të tregojë se ka një ‘pacient zero’ të koronavirusit në Shqipëri, ndërkohë që të dhënat po sugjerojnë se historia e ‘pacientit zero’ është e pakuptimtë”. Berisha e quajti krim të rëndë faktin se personeli mjekësor i qytetit të Durrësit u la pa masa mbrojtëse përballë viktimës së parë të sëmundjes, duke krijuar një vatër të rrezikshme koronavirusi, ndërkohë që në atë spital ndërroi jetë edhe pacientja e parë. në atë kohë u fol që mjekët dhe infermierët që patën kontakt me të u infektuan por për fat të gjithë mundën të shëroheshin. Tani do të jetë prokuroria që do të vërtetojë nëse ka element të veprës penal tek ky kallëzim i deputetëve të PS-së për deklaratat për skandalin e maskave të skaduara të bërë në FB nga Sali Berisha./Fjala.al

Të fundit

U rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Rama vlerëson Lara Colturin: Yll bote!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi e ka nisur në mënyrë perfekte vitin, teksa u rendit në vendin e dytë në...

Momente tmerri, ariu futet në shtëpinë e ish-futbollistit Martin Demichelis

Momente tmerri për ish-futbollistin e Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis. Festat e fundvitit, nuk janë kaluar në mënyrën më të mire për ish-lojtarin...

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë. Ngjarj ka ndodhur rreth orës 01:00 sapo kalon...

Gjendja shëndetësore e Janullatos, stabël! Mjekët në Greqi po e mbajnë nën monitorim

Gjendja shëndetësore e kreut të kishës Ortodokse te Shqipërisë, Anastas Janullatos sipas mediave greke është stabël. Pavarësisht situatës së rënduar mjekësore, ajo konsiderohet e qëndrueshme...

I vodhi me dhunë 400 Euro punonjësit të lavazhit, arrestohet 19-vjeçari

Policia njofton se 19-vjeçari me iniciale I.A., banues në Sarandë është ndaluar. Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu më datë 31 Dhjetor 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV