Rama dhe Veliaj janë dakord. Fundjava në Tiranë përgjithmonë pa makina?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbështetur dëshirën e kryeministrit Edi Rama që fundjava në Tiranë të jetë gjithnjë pa makina, njësoj siç po ndodh gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa zhurma e pa bori të shtunave e të dielave, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit”, shkruan Rama në rrjetet sociale teksa poston foto të nënave me fëmijët.

Kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë këto fjalë të kryeministrit dhe shkruan shkurtimisht: “Shumë dakord”.

Aktualisht nuk ka ndonjë nismë konkrete për pezullimin e lëvizjes së makinave gjatë fundjavave në kryeqytet, por duket se Rama dhe Veliaj po e hedhin hapin e parë.

Gjithsesi, në profilin e Veliajt në ‘Twitter’ nuk mungojnë komentet ku i kërkohet përmirësimi i transportit urban, si mënyra e vetme për të kufizuar qarkullimin e makinave.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV