Shkëmbimi i territoreve, Kurti tregon se në Preshevë ‘ka pjesë’ edhe Kina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një video-konferencë që zhvilloi me 35 media të huaja, Albin Kurti ka bërë me dije se çfarë përmbante plani i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ai akuzon presidentin Hashim Thaçi.

Kryeministri tha se plani i është bërë me dije këshilltarit të tij nga një këshilltar i presidentit Thaçi.

Sipas Kurtit, tri komunat në veri, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku do i takonin Serbisë. Komuna e Preshevës do i bashkohej Kosovës, por vetëm qyteti, pa fshatrat që ndahen me hekurudhën, ngase ishte thënë se hekurudha i përket Kinës (pjesë e projektit gjigant ‘Rruga e Mëndafshit’).

Ndërkohë që liqeni i Ujmanit (Gazivodës), në veri të Kosovës, do të ishte nën kontrollin e NATO-s, Kisha Ortodokse Serbe do të kishte statusin e Vatikanit apo të Maunt Atos në Greqi, ndërsa Mitrovica e Veriut do t’i takonte Kosovës.

Albin Kurti ka kundërshtuar me forcë këtë plan, për të cilin thotë se tani nuk ekziston më, por ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ka vdekur ende.

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV