Vajza 1-vjeçare me probleme të zemrës dhe mushkërive, arrin të mposhtë koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 1-vjeçare nga Coningsby,Lincolnshire e ka kaluar kohën më të madhe në spital që kur ka lindur, ku i është nënshtruar operacioneve dhe trajtimeve të ndryshme.

Leah Peter pavarësisht sëmundjeve që kishte, u infektua dhe me Covid-19.

Ajo u dërgua në spital në fund të marsit pasi kishte kollë.
Vajza lindi para kohe vetëm 32 javëshe ndaj ajo kishte probleme shëndetësore që përfshinin sëmundje kronike të mushkërive që kur lindi.

Por vogëlushja i befasoi të gjithë dhe arriti ta mposhtë virusin.

“Për shkak të problemeve të saj me zemrën, një infermiere vjen dhe na viziton çdo javë. Ajo i bëri matjet e rrahjes së zemrës dhe dolën pak të ulëta. Gjithashtu kishte kollë ndaj morëm ambulancën dhe e dërguam në spital. Leah u vendos në ventilator,”– tha nëna e saj.

Ndërsa shtoi: “Por ajo na befasoi të gjithëve. Ne kishim frikë, por vajza jonë është luftëtare. E dërguam në shtëpi një ditë pasi morëm rezultatet e testit dhe deri tani është shumë mirë.”

Të fundit

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre...

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Vendimi vjen pasi Gjykata...

Jashari përfundon pjesën e parë të vizitave mjekësore, pas firmës do të dalë në stërvitje

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin. Mesfushori me origjinë shqiptare...

Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për pushuesit, sipas stacionit të njohur...

“Dështimi” i radhës për Newcastle, Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Man Utd

Sulmuesi i RB Leipzit, Benjamin Sesko thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United, para një transferimi këtë verë. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV