COVID-19/ Ilaçi i propozuar nga Trump jo-efektiv, vret njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka treguar se qytetarët amerikanë të sëmurë me koronavirus të cilët u trajtuan me ilaçin e malaries, të sugjeruar nga presidenti Trump kanë numër më të madh vdekjesh sesa pacientët që u trajtuan me kujdesin e zakonshëm.

Rezultatet treguan se hidroksiklorina nuk i dha asnjë përfitim pacientëve të cilët u trajtuan me këtë ilaç, sipas një raportimi të DailyMail.

Studimi u publikua në një faqe interneti të disa kërkuesve dhe nuk është studiuar nga shkencëtarë të tjerë. Grantet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) dhe Universiteti i Virxhinias paguan për kërkimin.

Ndërkohë, një panel ekspertësh të mbledhur nga ‘NIH’ rekomandoi të mos përdorej hidroksilkorina për të trajtimin e COVID-19, duke treguar se ajo është toksike.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të 368 veteranëve meshkuj të shtruar në spital me infeksion të konfirmuar koronavirusi në qendrat mjekësore të Administratës Shëndetësore të Veteranëve, të cilët vdiqën në 11 prill.

Studiuesit nuk gjurmuan efektet anësore, por vunë në dukje se hidroksilklorina mund të ketë dëmtuar organe të tjera.

Ky ilaç ka efekte anësore serioze, përfshirë ndryshimin e rrahjeve të zemrës e cila mund të çojë në vdekje të papritur.

Pacientët kërkuan përdorimin e këtij ilaçi pasi Trump filloi të promovojë përdorimin e tij, por tani ata e kanë kuptuar që nuk dihet nëse ai funksionon apo jo dhe ka nevojë për më shumë studim.

Hidroksilklorina është përdorur tashmë gjerësisht në trajtimin e pacientëve me koronavirus në Kinë dhe Korenë e Jugut.

Presidenti Trump tha për pacientët me koronavirus: Çfarë keni për të humbur nëse e provoni hidroksilklorinën?

Por shkenca tregoi se ata kanë mjaft për të humbur./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Përkthyesja shqiptare kapet mat, 8 mijë paundë për të nxjerrë nga kampi një shqiptar

Një investigim i thelluar nga gazeta britanike Daily Mail ka zbuluar një skemë fitimprurëse mashtrimi, në të cilën janë...

Sabotim në Spanjë, vidhen kabllot e hekurudhave! 10 mijë pasagjerë me vonesa

Rrjeti hekurudhor i Spanjës u përball me ndërprerje të mëdha gjatë fundjavës festive, pas një akti të dyshuar sabotimi në linjën me shpejtësi të...

80 mijë vende të lira , Greqia në krizë për punëtorë në turizëm

Përballë një vale rekord turistësh këtë verë, Greqia po përjeton një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Restorantet,...

A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli", duke sjellë të qeshura të...

Kurti i dërgoi letër, Abdixhiku reagon për ftesën e kryeministrit në detyrë për koalicion

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, pas ftesës së Kurtit për një koalicion mes dy partie është shprehur se do t’i kthejë...

Lajme të tjera

Web TV