Erdogan: Pas COVID, Turqia do vendoset në qendër të një rendi të ri global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentit Rexhep Taip Erdogan beson se vendi i tij është në qendër të procesit rendit të ri global.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, me anë të videokonferencës, Erdogan tha se pothuajse e gjithë bota është duke luftuar me epideminë e koronavirusit, ndërkohë që Turqia, sipas tij, ka marrë masat e nevojshme në kohë për shkak të infrastrukturës së fuqishme shëndetësore.

“Kjo epidemi, që në themel është një problem shëndetësor, për shkak të rezultateve të ndikimit ekonomik, është kthyer në krizën më të madhe pas Luftës II Botërore. Dëshpërimi me të cilin përballen veçanërisht vendet e zhvilluara bën të detyrueshme rishikimin e të gjitha parashikimeve të bëra në lidhje me të ardhmen. Turqia, që ndodhet afër vendeve më të ndikuara nga epidemia si Evropa dhe Irani, natyrisht që nuk mund të mbetet jashtë kësaj gjendjeje. Por ndryshimi që ne kemi me vendet e tjera është fakti që ne kemi një infrastrukturë të fuqishme shëndetësore dhe kemi marrë në kohë masat e nevojshme”, tha Erdogan.

Turqia, për herë të parë që prej Luftës II Botërore, ka fituar rastin për të qenë në qendër të procesit të rikonstruktimit të një niveli të ri global, mendon Erdogan.

“Është shumë e rëndësishme që krahas luftës kundër epidemisë, të jemi të përgatitur për situatat e reja që do të dalin në botë, rajon dhe vend pas epidemisë. Në pikën e arritur shohim se ecuria e epidemisë është horizontale. Duke siguruar edhe respektimin në nivelin më të lartë të masave të vendosura edhe gjatë muajit të Ramazanit, shpresojmë që të kalojmë në jetën normale pas bajramit”, u shpreh presidenti turk.

Lexo edhe :  Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

95, 591 është numri i personave të infektuar me COVID-19 në Turqi, ndërsa 2,259 persona kanë ndërruar jetë.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV