PDK nuk e mbështet. LDK merr Qeverinë vetëm nëse bashkohet me serbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të formojë qeverinë, në rast se një gjë të tillë i kërkon presidenti Hashim Thaçi.

LDK ka shprehur vullnetin për një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe Alenancën Kosova e Re, si dhe me komunitetet.

Mirëpo në rast se kjo ndodhë, mundësia që Qeveria e re nën udhëheqjen e këtij koalicioni të votohet në Kuvend mund të jetë e vogël, kjo për faktin se ky koalicion nuk i ka 61 votat e domosdoshme për votim në Kuvendin e Kosovës, pa votat e Listës Serbe që janë 10 plotësisht.

LDK aktualisht ka 28 deputetë, AAK ka 13 deputetë, NISMA+AKR kanë 6 deputetë, kurse minoritetet joserbe 9 deputetë, ndërsa Lista Serbe i ka 10 deputetë.

E mbështetje këtij koalicioni për formim të mundshëm të Qeverisë, nuk do t’i japë Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj partie , Avni Bytyçi ka thënë për Telegrafin se PDK nuk do ta mbështesë as LDK-në, e asnjë parti tjetër.

“PDK nuk do ta mbështesë LDK-në, e asnjë parti tjetër për formimin e qeverisë”, ka deklaruar Bytyçi.

“Shpresa” e vetme që LDK t’i sigurojë votat e duhura për formim të Qeverisë mbetet tek Lista Serbe, e cila nuk dihet nëse do ta mbështesë apo jo një gjë të tillë.

Telegrafi ka provuar të marr një përgjigje nga zyrtarët e këtij subjekti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri tash.

LDK në të kaluarën ka qenë kundër koalicionit me Listën Serbe duke thënë se asnjë qeveri nuk do të jetë stabile, kur varet nga deputetët e Listës Serbe.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, e formuar nga koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, u votua në kuvend më 3 shkurt. Por, ende pa i mbushur dy muaj, ky koalicion u prish dhe u votua mocioni i mosbesimit, ngritur nga Lidhja Demokratike te Kosovës dhe e votuar edhe nga opozita, më 25 mars 2020.

Lexo edhe :  Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Që nga 25 marsi Kosova vazhdon të udhëhiqet nga një qeveri në detyrë.

Të fundit

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Tabaku për median gjermane: Integrimi nis me proceset demokratike!

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e...

‘M’u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Thërrasim edhe diasporën në protesta

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke...

Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë në Gaza: Ishte gabim teknik

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën. Trupat...

Lajme të tjera

Web TV