Sarandë/ I moshuari nisi abuzimet me vajzën që kur ishte 13 vjeçe. Kush e bindi të denoncojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

72 vjeçari i arrestuar në Sarandë e ka pranuar krimin para uniformave blu por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.

Ndërkohë bazuar në dëshminë e të miturës para policisë abuzimi dyshohet të ketë nisur 3- 4 vite më pare kur ajo ishte 13 vjeç, raporton News 24. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite me qira në shtepinë e dhunuesit, derisa ndërtuan shtëpine e tyre.

Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72 vjeçarin. Duke qenë se ai jetonte vetëm sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17 vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e dhunuesit për t’i gatuar dhe t’i pastronte herë pas here.

Në këto raste ai ka abuzuar me të miturën ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp.

Kohët e fundit 17 vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj të cilit ia tregoi se herë pas here 72 vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në Polici ngjarjen.

Ndërkohë që i arrestuari pretendon se marrëdhënia me vajzën ka qenë me dëshirë të kësaj të fundit.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV