Albin Kurti: Po synohet një Qeveri kundër fituesit me PAN-in dhe Listën Serbe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se janë duke u ndryshuar rregullat e ‘lojës’, pasi në vitin 2014 Gjykata Kushtetuesi vendosi një aktgjykim ku thuhej se i pari në garë përbën shumicën relative, kjo gjë u kundërshtua asokohe nga partia e drejtuar nga Kurti, por e pranuan vendimin. Ndërsa tani sipas kryeministrit në detyrë, tashmë po bëhet e kundërta dhe po kërkohet që kthehen në 2014.

“Të shohim dokumentet zyrtare me tekst e nënshkrime poshtë. Pastaj do të japim vlerësimet tona.

Në vitin 2014 ne kemi konsideruar se shumica parlamentare krijohet në Kuvendin e Republikës, mirëpo pati një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e definoi shumicën si shumicë absolute dhe si shumicë relative, që i pari në garë përben shumicën relative. Ne ishim kritikë atëherë, por e kemi pranuar vendimin. Atëherë e akuzuan VV-në se nuk po e pranon të parin në garë. Në vitet në vijim, 2015 e tutje, ne patëm pranuar këtë aktgjykim. Dhe tash dolëm të parët në garë dhe po na thonë hajde të kthehemi në vitin 2014. Pra ndryshuan rregullat e lojës. Po na bëjnë padrejtësi të dyfishtë, edhe më 2014 edhe tani”,tha Kurti në konferencën e mbajtur para objektit të qeverisë.

Më tej Kurti shtoi se presidenti Thaçi është duke dalë jashtë kompetencave të tij dhe do të krijojë një qeveri e cila do të jetë e varur nga PAN-it dhe Lista Serbe.

“Presidenti me kalimin e kompetencave të tij po tenton të krijojë një vullnet politikë. Nga pavarësia, ne kishim një qeveri që nuk varej as prej PAN-it e as prej Listës serbe. Tash do të jetë e varur prej të dyjave. Pra nga një qeveri e pavarur në një me varësi të dyfishtë”./Fjala.al

Të fundit

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV