Beteja është me monizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

U bënë disa ditë që Ilir Meta është në qendër të konspiracionit publik. Në fakt në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë lidhje me detyrën e tij sipas Kushtetutës, Ai u shfaq si hartues, propozues i disa neneve të Kodit Penal dhe dje edhe si miratues i tyre.

E përsëris që Presidenti i Republikës nuk është drejtor Kodifikimi që ti shkruajë projekt ligjet Parlamentit. Asnjë lidhje me Kushtetutën kishin propozimet e tij.

Nejse e kam fjalën tek konspiracioni që qarkullon natyrshëm. Ka njerëz që dëshmojnë se janë shtuar kontaktet e Presidentit me Kryeministrin dhe qeverinë. Flitet edhe për dreka me orë të gjata që qeveritarëve me “baba Xhiken” e deri djeshëm…!

Sinqerisht nuk e di janë apo të vërteta këto gjera. As çuditem e as më interesojnë shumë këto gjëra. Gjithmonë më ka pëlqyer të komentoj dhe kritikoj sjelljen publike e zyrtare të tyre, jo me kë hanë drekë dhe për sa orë.

Megjithatë pyetja se: “a e drodhi përsëri Ilir Meta”, mbetet për përgjigje serioze nga Ai vetë.

Sa më takon, jam më i shqetësuar të kuptoj pozicionin politik të LSI-së sesa me kë drekoi “ish baba Xhikja”.

Nëse do rezultojë e vërtete që Meta dhe LSI e kanë ngrënë supën me lakuriqë Surreli, sigurisht do ishte një ngjarje e rëndë. Braktisja e opozitës do ishte fatale për demokracinë. Natyrisht jo fundi i botës, por një goditje nën brez të interesave të shqiptarëve për demokraci.

E përsëris, NËSE është e vërtetë sepse ende nuk besoj.

Jam totalisht i bindur, sot më shumë se më parë, se vendi ka nevojë të Ristartojë shoqërinë DEMOKRATIKE, me EKONOMI TË TREGUT TE LIRË dhe me SHTET LIGJOR e GJYKATA MBI ÇDO PUSHTET TJETËR.

Në këtë ide, më duhet të pranoj se opozita e sotme pëfshi dhe LSI, nuk është shumë premtuese. Por sidoqoftë kjo nuk më bën të heq dorë nga standardi minimal për të cilin vendi ka nevojë: RIVENDOSJA E PLURALIZMIT POLITIK DHE ROTACIONI.

Lexo edhe :  Balla vizitë në Letoni/ Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në BE

Më së pari vendi ka nevojë të kthehet tek PLURALIZMI. Shteti i sotëm, Kryetar i të cilit është Ilir Meta është zyrtarisht MONIST. Ky është fakt, jo supozim.

Në vijim normalja është që Edi Rama dhe modeli i tij politik duhen shkulur nga qeversja e vendit. Partia Socialiste ka nevojë të kalojë në opozitë. Kurthi psiqik se kush vjen nuk më josh aspak.

Rotacioni është i DOMOSDOSHËM. Të gjithë e dimë se cilido të vijë pas Edi Ramës, do jetë të paktën më normal.

Duhet të kuptojmë të gjithë njësoj se beteja elektorale nuk është se kush është më i miri ndër të këqinjtë. Jo!

Beteja do jetë të mbajmë politikën dhe shtetin MONIST, apo do rikthehemi tek demokracia? Do zgjedhim politikën e makarovave të lëmoshës, apo politikën e lirisë ku ushqimi nuk varet nga qejfi i shefit politik të radhës. Kjo është çështja. Dhe duhet ta ndajnë Shqiptarët këtë gjë.

Asnjë lider nuk është më i mirë se tjetri, por MONIZMI nuk u ndryshon kurrë udhëheqsit, ndërsa DEMOKRACIA i ndryshon. Të paktën i ndryshon.

Sa më takon nuk heq dorë nga demokracia. Nëse LSI do bëhej pjesë e shtetit monist, siç është sot Presidenti, pa dyshim që jemi në pozicione të kundërta. Uroj që jo!

Monizmi është i papranueshëm. Monizmi është shkaku i shtetit hajdut, të dhunshëm e arrogant. Harxhojmë kohë kot me denoncime hajnish, sepse ato janë të zakonshme në shtetin monist.

Prandaj duhet të ndeshemi me monizmin nëse demokracia është vërtetë ajo që kërkohet nga shumica e shqiptarëve. E nëse kjo shumicë bëhet bashkë pavarësisht inateve të vogla, shteti monist merr fund, pavarsisht kë ka kryetar…

E përsëris në mënyrë urgjente vendi ka nevojë për PLURALIZËM, ROTACION POLITIK dhe RISTART.

Të fundit

Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar?

BEN ANDONI A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të...

Kosova i merr talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

Mesfushori Veldin Hoxha është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Pas një periudhe me paraqitje të shkëlqyera dhe progres të...

Italia në alarm, zgjebja u shtua me 750% në tre vjet

Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të...

Bonot 12-mujore, norma e interesit qëndron nën nivelin 3%

Norma e interesit e bonove 12-mujore qëndruan nën nivelin 3% në ankandin e parë të muajit qershor. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se yield-i...

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në 100 metra lartësi

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij shpërthyes në Ishullin e Madh të Havait,...

Lajme të tjera

Web TV