E quajti epideminë “komplot politik”, vdes nga koronavirusi protestuesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vdekur në moshën 60-vjeçare protestuesi amerikan që kundërshtonte karantinën.

John McDaniel, nga Ohio, vdiq dje në spitalin e Columbus, dy javë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Më 15 mars ai protestonte kundër guvernatorit të Ohio, Mike DeËine për mbylljen e bizneseve dhe aktivitetit, duke shkruar në Facebook: “DeWine ka mbyllur baret e restorantet, kjo është maskarallëk! Ai nuk ka autoritetet për këtë, ai që ka frikë se mos sëmuret, të mos dalë. Kjo çmenduri duhet të marrë fund”.

Më herët McDaniel sugjeronte se rreziku i koronavirusit është ekzagjeruar: “A ka njeri guxim të thotë se Covid-19 është një lojë politike? Dikush të më provojë të kundërtën”.

Çuditërisht prej atëherë faqja e tij në Facebook është fshirë, edhe pse opinione të tjerë skeptike ndaj Covid-19 vijojnë të qarkullojnë në internet.

McDaniel lë pas gruan dhe dy fëmijë. Ai u bë rezidenti i parë i qytetit Marion që vdes nga Covid-19.

Protestues të armatosur janë parë pranë ndërtesave qeveritare në disa qytete të SHBA, si pjesë e një lëvizjeje në rritje kundër masave të izolimit, e quajtur së fundmi ‘Re-Open America.’ Por guvernatorët janë zotuar të ruajnë masat e bllokimit të pandemisë teksa numrat e infektimit vijojnë rritjen në vend.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV