E tmerrshme/Gatuajnë macet e zeza dhe pastaj i shesin si ilaç ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se macet e zeza janë duke u gatuar dhe po shndërrohen në lëng që shitet si ilaç kundër koronavirusit.

Kjo po ndodh në Hanoi, në kryeqytetin e Vietnamit, ndërsa shishet me përbërësin e maceve shiten online në internet si ilaç ndaj Covid-19.Fotot dhe videot tregojnë se si një mace e gjallë merret dhe vendoset në tenxheren e gatimit ndërsa mbi të derdhet ujë i valuar.

Kjo ka shqetësuar aktivistët për të drejtat e kafshëve të cilët thonë se kjo praktikë është e tmerrshme.Sipas tyre, njerëzit në të gjithë botën janë frikësuar nga koronavirusi por kjo nuk justifikon ‘egërsinë e tmerrshme’ që po u bëhet kafshëve të pambrojtura.

Macet zihen dhe lëngu i tyre derdhet në një shishe qelqi të zezë e cila më pas shitet online në internet si ilaç ndaj koronavirusit.Tregtia që bëhet me macet është përqendruar në qendër dhe rreth Hanoit por shishet me lëngun e maces shiten edhe në internet.

Nuk ka asnjë provë se ngrënia e maceve shëron koronavirusin, dhe madje edhe nëse ka , ky trajtim çnjerëzor është në një nivel mizorie të papranueshëm edhe për ata që ushqehen me mish”, shprehet aktivistja Julia de Cadenet.Në Kinë kur nisi virusi dolën thashetheme se kafshët shtëpiake mund të përhapin sëmundjen. Kjo çoi që shumë njerëz, përfshi edhe autoritetet zyrtaret të vrisnin kafshët.

Frika jonë njerëzore për këtë pandemi nuk duhet të përdoret si justifikim për të trajtuar kafshët e pambrojtura në këtë mënyrë”, shprehet ajo.

Aktivistja Julia ka paralajmëruar si qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe OKB-në se tregtia e mishit të qenve dhe maceve në Lindjen e Largët dhe Azinë Juglindore mund të shkaktojë një krizë globale shëndetësore.Kina ndaloi së fundmi ngrënien e kafshëve të egra. Por, në Vietnam dhe Indonezi, praktika e ngrënies së qenve, maceve dhe kafshëve të egra ekzotike është ende shumë e përhapur. Ndërsa tregtarët e promovojnë mishin “ekzotik” si një kurë për koronavirusin. /Përshtati nga Metro për Fjala.al, B.Quku/

Të fundit

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Lajme të tjera

Web TV