Tritan Shehu: Qytetarët të dalin në protestë duke ruajtur distancën fizike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se që në momentin që qeveria nuk ka paraqitur asnjë strategji dhe plan për të menaxhuar situatën e covid-19, ajo ka dështuar. Shehu tha se shifrat e pasigurta të koronavirusit dhe mospasja e asnjë strategjie nga qeveria, janë arsye për të protestuar.

“Qeveria ka dështuar totalisht. Që në momentin që nuk ka një strategji, nuk paraqit asgjë, ka një amulli të plotë, nuk bën testime sipas rekomandimeve të OBSH dhe në momentin që paraqiten disa kurba me ulje ngritje krejtësisht të pasigurta dhe kërkon të bëjë hapje pa u bazuar në të dhëna objektive, padyshim që kjo qeveri ka dështuar.  Njerëzit kanë shumë arsye të protestojnë. Arsye e parë është shkelja e madhe e të drejtave të njeriut”, u shpreh Tritan Shehu në Ora News.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma se për çfarë protestash flasim sot kur njerëzit nuk lejohet të dalin nga shtëpia, kur  bizneset janë të mbyllura?

“Njerëzit kur protestojnë dalin nga shtëpia duke respektuar distancimin fizik, si protestohet në SHBA dhe në shumë vende të tjera demokratike. Njerëzit protestojnë kur shikojnë që shkelen veçanërisht principet, të drejtat e njeriut. Rrezikimi i demokracisë është shumë i madh se rreziku që vjen nga virusi. Regjimet autokratike kudo përfitojnë në këto raste për të konsoliduar pushtetin e tyre, për të forcuar pushtetin e tyre për të mbajtur njerëzit nën terror,” deklaroi ndër të tjera Shehu.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV