Covid-19/ ABI Bank dhuron respiratorë për shëndetësinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Amerikane e Investimeve dhuroi sot tre pajisje respiratore për terapi intensive, të cilat i shkojnë në ndihmë sistemit shëndetësor për të rritur kapacitetet e tij në përballjen me situatën e krijuar nga COVID-19.

Dorëzimi i pajisjeve u krye në prani të zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mira Rakacolli, e cila vlerësoi kontributin e dhënë nga ABI Bank në këto ditë jo të lehta për sistemin shëndetësor në Shqipëri

“Çmojmë përgjegjësinë sociale që Abi Bank ka treguar në ndihmë të sistemit tonë shëndetësor në përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID19.

Një kontribut që do t’i vlejë gjatë sistemit shëndetësor publik, jo vetëm për përballimin e kësaj situate emergjente”.

Në dorëzimin e pajisjeve, Drejtorja e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank, znj. Vilsa Lika u shpreh se:

“Moto e ABI Bank ka qenë dhe është Investo në Optimizem!

Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të falënderojmë gjithë komunitetin e mjekëve dhe infermierëve. Këto pajisje respiratore që dhurojmë sot do të lehtësojnë punën e këtyre heronjve dhe heroinave dhe do ndihmojnë në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve të gjithë popullit shqiptar. ABI ju thotë nga zemra të gjithë mjekëve dhe infermierëve: Faleminderit dhe ju lumtë!”

Ky dhurim i Bankës Amerikane të Investimeve, vjen në vazhdimësi të një angazhimi të përhershëm në mbështetje të projekteve dhe nismave që shkojnë në ndihmë të komunitetit.

Ndihma që ofrohet këto ditë të vështira për sistemin shëndetësor, konsiderohet nga Banka Amerikane e Investimeve si një detyrim për një biznes që beson dhe mbart vlerat e një biznesi të përgjegjeshëm në raport me shoqërinë e komunitetin në shërbim të të cilit është.

Lexo edhe :  Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Banka Amerikane e Investimeve beson se solidariteti, ndjeshmëri asociale dhe optimizmi, janë celësi për kapërcimin e cdo situate sado sfiduese të jetë ajo.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV