Forcat e Armatosura të Shqipërisë në ristrukturim, me financim të Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat turke kanë raportuar sot për miratimin në Parlamentin e Shqipërisë të marrëveshjes për bashkëpunimin ushtarak midis dy shteteve.

Marrëveshja mori 96 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, ndërkohë që përmbajtja e saj është bërë shumë pak publike në media.

Dihet se shteti turk do të financojë procesin e ristrukturimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, por pa dhënë më shumë detaje. Gjithashtu do të fuqizohet edhe më shumë bashkëpunimi ushtarak midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Ndihma financiare që do i jepet ushtrisë shqiptare do të shtrihet në disa vite.

Marrëveshja dhe protokolli janë nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, më 6 shtator 2019 në Tiranë dhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, më 11 nëntor 2019 në Ankara.

Në shkurt të këtij viti mes Shqipërisë dhe Turqisë është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV