Kina akuzohet sërish për mashtrim/ ‘Luhet para e madhe’ për prodhimin e ilaçeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të hidroksiklorurinës ka akuzuar Kinën për mashtrime në çmimin e përbërësve të ilaçit që u sugjerua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump se ky medikament mund të shërojë koronavirusin. Edhe pse ekspertët brenda administratës së tij kanë paralajmëruar se efekti i këtij ilaçi të paprovuar shkencërisht mbi koronavirusin, është potencialisht i rrezikshëm.

India është një nga prodhuesit më të mëdhenj të këtij ilaçi, por që lëndën e parë e merr nga Kina.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili kanë hyrë në garë për të blerë hidroksilklorinën nga kompanitë indiane, të cilat ndodhen nën presion nga New Delhi zyrtar për të furnizuar me ilaçe personelin shëndetësor në vend që gjendet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Gjithçka ka pasur një rritje të shumëfishtë, shumica e lëndëve të para janë rritur 10 deri në 20 herë”, u shpreh Sharvil Patel, drejtori i menaxhimit të prodhuesit të këtij ilaçi, ‘Zydus Cadila’, në një intervistë për Financial Times.Sipas Patel disa nga kontratat ekzistuese të kompanisë me furnitorët kinezë nuk janë respektuar për kushtet në të cilat ato ishin nënshkruar.

Ata thjesht thonë se nuk kanë lëndë të parë edhe pse i paguajmë ata pesë herë më shumë, 10 herë më shumë, dhe vetëm atëherë na e sjellin”.

Prodhuesit në Kinë konfirmuan se ata kanë rritur çmimet e përbërësve të ilaçit. Sipas një zyrtari në Anhui Haihua Chemical Technology , janë rritur çmimet e m-chloroaniline, një përbërës hidroksilklorik, me 375 për qind ose 26,840 dollarë për ton që nga fillimi i vitit.

Kompania, me qendër në Kinën lindore, nuk e furnizon ‘Zydus-in’ por punon me firma të tjera indiane të ilaçeve.

Lexo edhe :  Pas triumfit në zgjedhje/ Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

Sipas furnizuesve kinezë, ata janë të detyruar të rrisin çmimet e përbërësve të ilaçeve dhe të lidhin kontrata me blerësit indianë pasi qeveritë lokale në Kinë po e blejnë vetë.

Kontratat qeveritare “kanë një përparësi më të madhe sesa klientët në Indi”, shpjegoi zyrtari.

Prodhimet mbi hidroksilklorinën nga ‘Zydus Cadila’ janë ulur ndjeshëm, pasi shumë veprimtari ekonomike janë bllokuar në Indi për shkak të përhapjes së virusit.Përdorimi i hidroksilklorinës për të trajtuar koronavirusin ka sjellë përplasje mes Indisë dhe presidentit Trump, kur ky i fundit akuzoi New Delhin se ka bllokuar ilaçin.

India e ka përdorur dhe e përdor ilaçin për stafin mjekësor dhe për pacientët e saj të prekur nga koronavirusi. Edhe pse ky ilaç është cilësuar nga ekspertët si medikament që ka shumë efekte anësore përfshirë edhe arrestin kardiak.

Ky nuk është një ilaç beninj. . . virusi mund të mos ju vrasë, por hidroksilkolina po”, thotë Profesori i mjekësisë në Institutin e Shkencave Mjekësore Mahatma Gandhi, Kalantri.

Ekzistojnë shumë thirrje histerike për hidroksiklorinën. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjatë një pandemie autoritetet të mendojnë në mënyrë racionale dhe ta japin ilaçin për shkaqe konkrete”, shton profesori.

Këtë javë, një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuloi se pacientët që morën hidroksilkorinë për trajtim kundër koronavirusit rezultuan të kishin një shkallë më të lartë vdekjeje sesa ata që nuk e kanë marrë ilaçin.

Sipas Patel, ‘Zydus Cadila’ ishte në proces për të zhvilluar vaksinën e saj kundër koronavirusit dhe aktualisht i ka ndërprerë ato duke përdorur hidroksilklorinë. “Ka shumë këndvështrime mbi këtë proces që janë në zhvillim e sipër”, tha ai./Përshtati nga The Financial Times, për Fjala.al, Bardhi Quku

Të fundit

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek...

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet të mbahet më 4 qershor,...

Lajme të tjera

Web TV