Operacioni “Divjaka”/ Arrestohen 4 persona, ndër ta një polic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona janë arrestuar nga bashkëpunimi i Policisë së Fierit me Prokurorinë e Lushnjes, duke u finalizuar kështu operacioni “Divjaka”

Në pranga kanë rënë shtetasi: A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë; L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë; H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë; I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie).

Personave në fjalë u janë sekuestruar lëndë narkotike dhe 3 armë gjahu si dhe 2 pajisje për prodhimin e fishekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor “Divjaka”.

Operacioni, nga strukturat e narkotikëve pranë DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe 3 armë gjahu.

Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre punonjës policie.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe me kryerjen e veprimeve të shpejta procedurale, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor “Divjaka”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;
  2. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;
  3. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;
  4. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie).

Veprimet proceduriale për arrestimin e punonjësit të policisë u kryen nga specialistët e SHÇBA-së Fier.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Lexo edhe :  Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Fjala.al/

Të fundit

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive...

Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe...

Flet nusja e 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve: “Më tha të merrja…”

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk ishte vjehrri ai që...

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është më problematiku, aty ku 8...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga pjesëmarrja në Europa League

Crystal Palace është përjashtuar nga Liga e Europës për sezonin e ardhshëm. CAS hodhi poshtë ankesën e klubit kundër përjashtimit të tyre nga Liga e...

Lajme të tjera

Web TV