Plagosja në Tropojë/ Arrestohet autori i dyshuar, edhe 3 të tjerë të kallëzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Cërrnic të Tropojës, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shtetasi S.M.

Falë veprimeve të shpejta, Policia e Tropojës ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzim i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht;

-A. L., 54 vjeç, banues në Bujan;

-R. V., 52 vjeç, banues në Bujan;

-R. G., 54 vjeç, banues në Sopot;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV