Turizmi në kolaps, mbyllen 75 mln vende pune, ekonomia humbet 2.1 trilion dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në valën e përhapjes së koronavirusit, shumë industri po shënojnë humbje marramendëse por ajo që rëndon buxhetet në këtë kohë, është turizmi.

Udhëtimi dhe shpenzimet në çdo periudhë të vitit vënë në lëvizje motorin e ekonomisë globale, duke gjeneruar miliarda dollarë fitime, kjo falë edhe revolucionit teknologjik. Por jo më. Sot turizmi është në vështirësi.

Teksa pandemia vijon tashmë prej muajsh, Këshilli Botëror për Udhëtimet dhe Turizmin, grupi tregtar që përfaqëson kompanitë më të mëdha të udhëtimeve dhe fluturimeve, ka projeksione të qarta për impaktin e krizës në këtë industri: 75 milionë vetë do të humbasin vendin e tyre të punës ndërsa ekonomia do të humbasë ekonomia do të humbasë të ardhura prej 2.1 trilion dollarë amerikanë.

Humbjet rriten ditë pas dite. Kështu psh nga dt 2, kompania britanike e fluturimeve “British Airëays” ka pezulluar 36 mijë punonjës. Industria e turizmit dhe fluturimeve në SHBA është e goditura më rëndë në këtë sektor.

Shoqata amerikane e udhëtimeve parashikon humbje të 4.6 milionë vendeve të punës deri në fund të muajit maj. Më i goditur do të jetë shteti i Nevadas, pasi në Las Vegas, kazinotë, baret e restorantet Janë mbyllur prej më shumë se 3 javësh.

Impakti i izolimit ka bërë që sektori i udhëtimeve të tkurret 5-6 herë më shumë se sa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Sipas shifrave zyrtare, vetëm për shkak të udhëtimeve brenda vendit, gjenerohen 2.6 trilion dollarë.

Kontinenti aziatik pritet të humbasë të ardhura në shumën e 88 mld dollarëve, Europa 76 mld dollarë. Më pak do të vuajnë vendet e prefer hats për pushime si Lindja e Mesme me 19 mld dollarë, Amerika Latine me 15 mld dhe Afrika me 4 mld.

Lexo edhe :  Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Sa i përket kompanive ajrore, parashikohen humbje në 250 mld dollarë. Po njësoj do të jetë situata këtë sezon veror edhe për shërbimet hoteliere apo udhëtimet me kryqëzor. Këto të fundit e kanë ndjerë tashmë krizën, me humbjet që prej janarit që kanë arritur në 750 milionë dollarë.

Burimi: Nationalgeographic, përshtati: Fjala.al

Të fundit

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

Lajme të tjera

Web TV