73 vjeçari në Polici, dyshohet se ngacmoi seksualisht 9 vjeçaren

Një 73 vjeçar në qytetin e Fierit është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës 9 vjeçare, e cila akuzon të moshuarin se e ka prekur të miturën në pjesë intime.

Ata janë fqinj me njëri-tjetrin.

Për ngjarjen do të merret në pyetje edhe vajza, e cila do të jetë në prani të psikologes.