A ka vdekur Kim Jong Un?/ Ja çfarë shkruan The Guardian 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aludimet për gjendjen e Kim Jong Un vazhdojnë që pas raportimeve për operacionin në zemër dhe mungesën e tij në evente të rëndësishme.

The Guardian raporton sot se Kina ka dërguar një grup me ekspertë mjekësorë dhe diplomatë në Korenë e Veriut, për t’u kujdesur për shëndetin e liderit të vendit Kim Jong Un.

Në lajmet e disa mediave të huaja citohen burime nga Kora e Jugut që kanë konfirmuar vizitën e mjekëve kinezë në vend.

“Lajmi për udhëtimin e mjekëve dhe zyrtarëve kinezë vjen mes raporteve kontradiktore për shëndetin e sundimtarit të Koresë së Veriut. Nuk ishte e qartë se çfarë sinjalizon ky udhëtim i ekipit kinez për sa i përket shëndetit të Kim. Një delegacion i udhëhequr nga një anëtar i vjetër i departamentit ndërkombëtar të partisë komuniste kineze u largua nga Pekini për në Korenë e Veriut të enjten, i thanë dy burime Reuters”.

Pavarësisht kësaj ministria e Jashtme Kineze nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Ndërsa Daily NK, një webfaqe me bazë në Seul, shkroi në fillim të kësaj jave se Kim po shërohej pasi i ishte nënshtruar një operacioni kardiovaskular në 12 Prill. Ajo citoi një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut.

Zyrtarë të qeverisë së Koresë së Jugut dhe një zyrtar kinez në departamentin e ndërlidhjes, thanë për The Guardian se Kim ndodhej në gjendje të qëndrueshme.

Rikujtojmë se të enjten presidenti amerikan, Donald Trump, gjithashtu hodhi poshtë raportet e mëparshme se Kim ishte i sëmurë rëndë

“Unë mendoj se raporti ishte i pasaktë,” u tha Trump gazetarëve, por ai nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte qenë në kontakt me zyrtarët e Koresë së Veriut

Ndërsa ditën e premte një burim nga Koreja e Jugut i tha Reuters se Kim me shumë gjasa do shfaqej në publik së shpejti. Po ky burimi tha se ai nuk kishte ndonjë koment mbi gjendjen aktuale të Kim apo ndonjë përfshirje kineze ne ceshtjen shendetesore.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Më tej një zyrtar i njohur me inteligjencën amerikane tha se Kim dihej se kishte probleme shëndetësore, por ata nuk kishin arsye për të konkluduar se ai ishte i sëmurë rëndë./Fjala.al/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV