Deri në 1.1 milion të infektuar, Brazili po kthehet në vatrën e re të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

54,043 të infektuar dhe 3,704 të vdekur janë shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil për pasojat që ka sjellë koronavirusi. Megjithatë, ekspertët vendas flasin për një shifër shumë herë më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve.

Brazili po rrezikon të kthehet në vatrën e re të virusit në botë, ndërkohë që presidenti Jair Bolsonaro refuzon të marrë masa për izolimin e njerëzve, pasi nuk e konsideron virusin të një rrezikshmërie të lartë.

Por raportimet që vijnë nga shteti më i madh i Amerikës Latine janë tronditëse.

Autoritetet mjekësore në Rio de Janeiro dhe katër qytete të tjera të mëdha po paralajmërojnë se sistemi shëndetësor është pranë kolapsit. Spitalet nuk kanë më kapacitete për të pritur pacientë të rinj.

Në Manaus, qytetin më të madh të Amazonës, autoritetet janë detyruar të hapin varreza masive për shkak të numrit të lartë të vdekjeve.

E enjtja ishte dita më e keqe për Brazilin pasi u raportuan 3700 raste të reja infektimi dhe 400 vdekje.

Por shkenctarët në Universitetin e Sao Paulos dhe në Universitetin e Brazilias nuk i besojnë këto shifra. Ata kanë deklaruar se numri real i të infektuarve llogaritet të jetë nga 587,000 deri në 1.1 milion.

Shkenctarët thonë se numri prej 6700 testesh në ditë që po realizon qeveria është i vogël dhe nuk pasqyron situatën reale të infektimit me COVID-19 në Brazil.

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç “në festë”, ja sa mandate ka fituar Lista Serbe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Lista Serbe fitoi të 10 mandatet e planifikuara për serbët në asamblenë e...

U nervozua gjatë LIVE në Instagram, sqarohet Rama: Nuk është punë telefoni, por pasioni

” Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është...

‘Sot zgjedh të mbështes Lalin’/ Albana: Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Osmani shkruan se sot zgjedh...

Presidenti Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe alumini

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për...

Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Lajme të tjera

Web TV