Ish-i dënuari me burg përjetë me 2 të tjerë dhunojnë 2 vajza në Tiranë, shpallet në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shpallur në kërkim Elidon Kotorri një ish-I dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje dhe 1 plagosje, por u lirua pak kohë më parë me vendim të gjykatës së Strasburgut.

Policia e ka shpallur në kërkim Kotorrin pasi ky I fundit dhe dy persona të tjerë kanë dhunuar dy vajza në rrugën Ali Demi. Tashmë mbi të bie akuza për plagosje dhe kanosje.

Pasi vajzat janë paraqitur në spital për ndihmën e parë, ato kanë treguar se punonin në një market dhe pas mbylljes së tij rreth orës 16 teksa kanë qenë duke shkuar për në shtëpi kur janë ndaluar në rrugë nga 3 djem me një makinë kafe me targa AA562MJ. Kur vajzat kanë refuzuar ftesën e djemëve ata i kanë dhunuar.

Tek ish merkata , na u afrua një automjet me tre persona. Na kërkuan që të hipnim në makinë. Ne refuzuam. Ata na ofenduan dhe u larguan. Ata të tre po udhëtonin një fuoristradë ngjyrë kafe”. Vajzat sipas kallëzimit që disponon Gazeta “Si”, kanë vazhduar rrugën në këmbë.

Por “sa kishim ecur mbase 50 metra, kur ata të tre personat që na kërkuan të shkonim me ta, e kishin fikur makinën pak më tutje dhe po prisnin. Si fillim i’u afruan shoqes sime O. dhe pastaj u drejtuan edhe nga unë. Bërtitën: çfarë ju duket vetja juve që nuk pranoni të vini me ne. Pastaj filluan të na qëllojnë me shkelma dhe me grushta ngado. Pastaj na shtrinë për tokë dhe na goditën edhe në kokë e fytyrë. Nuk e di sa ka zgjatur. Por ishte disa minuta kjo dhunë”, rrëfen njëra nga vajzat.

Lexo edhe :  Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1 kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar mjetin i cili rezulton i marrë me qira nga një person. I thirrur në polici ai ka thënë se ia ka lënë në dorëzim Kotorrit mjetin. Në këto rrethana policia e ka shpallur në kërkim.

Të fundit

“Hidhen shashka më kot”/ Gjinushi: Nuk ka asnjë abuzim financiar në Akademinë e Shkencave

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i ftuar në studion e News 24, ka hedhur poshtë akuzat për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës/ Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës. PD kishte dorëzuar një ankesë lidhur me...

“Netanyahu ia ka kaluar dhe Hitlerit”/Erdogan: Irani po mbrohet kundër mizorisë izraelite

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar ashpër për sulmet e fundit izraelite ndaj Iranit. Në një fjalim në parlamentin e Turqisë, Erdogan...

Blerina Pëllumbi (Demo), gruaja e parë shqiptare në skenën e Hollywood-it me një libër

Nga Hamza Hatika Blerina Pëllumbi (Demo) është shpallur Finalist “Autor i Vitit 2025” nga “IMPAKT BOOK AWARDS”, një nga konkurrimet më të mëdha botërore për...

Durrës/ Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 182 çadra dhe shezlongë

Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit. Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se në...

Lajme të tjera

Web TV