“Isha dëshmitari i vetëm në dasmën e tij”, Zija Çela: Ja si u njoha me Rikard Larjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari dhe skenaristi Zija Çela ka folur për Rikard Larjan dhe momentin, kur aktori i ndjerë ka njohur gruan e tij, Marjeta Larjen.

Çela thotë tha e ka quajtur fatlum në filmin e “Në pyjet me borë ka jetë” madje edhe filmin e jetës sepse bëri krushqi dhe bashkoi një çift.

Ai thotë se ishte dëshmitar i vetëm i ceremonistë martesore mes Rikardit dhe Marjetës, diçka e pazakontë pasi po martoheshin dy aktorë të mëdhenj shqiptarë.

“Riku pati tjetër fat, unë tjetër fakultet. Pastaj u ritakuam shumë më vonë.

Ka diçka, po me gjasë ka nga ato zarfat që të vijnë por ti nuk i hap. Kur e hap pas shumë vitesh e kutpon lidhjen. Unë bashkë me time shoqe kemi qenë 9 vjet në Kukës dhe e kemi nisur në fshatrat e Kukësit. Kisha humbur shumë kohë në takimet me Rikardin. 1 vit para se të xhirohej filmi isha në Tiranë. Këmbëngulja e Rikut ishte shumë e madhe.

Nuk e dija që në atë film Rikardi do gjente dhe fatin e jetës së vet. Filmi është xhiruar shumica në Linzë. Kur e shoh filmin më zbulohet edhe marrëdhënia që kanë. Rikardi ishte aktor dhe protagonist, Marjeta ishte po ashtu aktor dhe protagonist. Aktoren regjistori e gjeti në Pogradec pa ditur si do shkonte puna dhe ishte taksur që ta bënte ajo.

Vetë natyra e atij filmi ishte e shëndetshme, pa sekretarë, pa parrulla, pa ideologji. Ishte filmi i jetës.

Marjetës i hapej shpirti, ndizen fitilat dhe kam përshtypjen se në një farë kuptimi merrnin dhe jepnin nga njëri- tjetri. Ushqenin me dashuri njëri- tjetrit.

E kam quajtur fatlum sepse bëra krushqi. Unë kisha një çift të martuar aty por bëra një çift tjetër. Në këtë rast jam kumbari.

Lexo edhe :  Tërheqja: Çfarë ndodh pasi fikni cigaren e fundit?

Ishte interesant kur Rikardi më tha që do bënte celebrimin me Marjetën dhe më tha që ti do jesh kumbari. Shkuam në gjendjen civile dhe para një zyrtari ku do kryheshin formalitetet. Unë po mendoja dy artistë kaq të famshëm dhe asnjë lajm asnjë. Nuk është si sot. Ja bën dikujt me dorë do bëhet lajm.

Një çift i famshëm po bënin celebrimin dhe vetëm një dëshmitar. Kur dolëm shkuam në kafe. I kërkuan nunit të vet që hë kur u celebrove ti, kë pate dëshmitar. Ishte marrëdhënie publike jo e fshehtë.

Në rolet e tij më dramatike ai ka një butësi njerëzore të pashitshme. AI si artist e interpretonte urrejtjen kurse si njeri nuk urrente dot.

Kamera ka qejf fytyrën me volume. Rikardi kishte fytyrë me volume.”- tha Zija Çela.

Të fundit

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Lajme të tjera

Web TV