Ish-basketbollisti i njohur Dennis Rodman jep deklaratën që habiti të gjithë. Ai është shprehur se Këngëtarja me famë botërore i ka ofruar 20 milionë dollarë vetëm për ta lënë shtatzënë.
“Madonna më tha nëse e lija shtatzënë, ajo do të më jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër.” “Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave.”