Nga e hëna taksitë rifillojnë punën, ja cilat janë masat që duhen zbatuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugorka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë më 27 prill do të fillojë shërbimi taksi brenda qytetit.

Sipas njoftimit të DRSHTR nuk lejohet udhëtimi me më shumë se 1 pasagjer dhe ai person duhet të jetë ulur diagonal. Përjashtim janë rastet rastet e familjeve, të miturve apo personave me aftësi të kufizuara.

Po ashtu pasi të bëhet pagesa, shoferi dhe pasagjeri duhet që të dezinfektojnë duart, timonin, dorezat e dyerve, sediljet, rripat e sigurimit, dritaret etj.

Njoftimi i plotë i DPSHTR

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë: www.dpshtrr.gov.al

Mbro veten dhe të tjerët!

Të fundit

Rreziku që sjell tatimi te profesionet e lira

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është...

“Pranvera nuk ndalet”, çfarë po paralajmëron kreu i PL-së Meta?

Kreu  i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të piktorit Avni Delvina. Në foton e piktorit Delvina thuhet se...

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru. Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë...

Sot protesta e katërt para bashkisë Tiranë, apeli policisë:Distancohuni nga çdo akt dhune

Sot, 26 prill, do të zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë Tiranë. Protesta e cila...

Pluhur afrikan dhe rritje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jenë kushtet e motit për fundjavën dhe çfarë na pret fillimin e javës së ardhshme. Ai...

Lajme të tjera

Web TV