Redaktorja e “Vogue”: Pas pandemisë duhet hequr dorë nga luksi e shpenzimet e kota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak sfilata, më pak luks e shpenzime, më shumë kujdes dhe përgjegjësi, më shumë kreativitet. Mbretëresha e Vogue, Anna Wintour, ka folur për të ardhmen e modës pas Covid-19, në një intervistë live në youtube me modelen Naomi Campbell, “No filter with Naomi”.

E izoluar që në nga mesi i muajit mars në Long Island, Wintour ka saktësuar se pavarësisht vështirësi të mëdha dhe frikës nga pandemia, moda dhe e gjithë industria e fashionit, do tja dalë të mbijetojë dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes reflektimit të këtyre ditëve: “Nuk mund të mendojmë më për mbrëmje gala, për evente luksoze por kjo është periudha për ta bërë më të vlefshëm artin tonë, ta festojmë artin që ne bëjmë e ta ndajmë me të tjerët” tha drejtuesja e revistës prestigjoze të modës “Vogue”.

Sipas Wintour, sistemi i sfilatave të modës, me javët e modës dy herë në vit, në Nju Jork, Londër, Paris e Milano apo me shfaqje të ndryshme përgjatë vitit, duhet ndryshuar. Duhet ndryshuar drejtim në cdo aspekt të kësaj industrie. Sipas saj, ky është momenti të rimendojmë për shpenzimet e tepërta e të kota, për paratë, për konsumin e kotë dhe luksin e tepruar./Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV