A ka vdekur Kim Jong-Un? Ja çfarë tregojnë pamjet satelitore 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjatë ditëve të fundit ka pasur thashetheme se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka vdekur pasi ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave kineze që kanë burime shumë të afërta me liderin 36-vjeçar, raportojnë  se ai ka vdekur, ndërsa mediat shtetërore në Japoni pretendojnë se ai është në koma për më shumë se një muaj.

Nga ana tjetër, imazhet satelitore, tregojnë trenin special prej 250 metrash që qëndron para një prej pronave të tij që ndodhen në Wonsan dhe që shërben vetëm për nevojat e familjes së liderit, shkruan The Guardian. 

Megjithëse vendndodhja e Kim mbetet e panjohur, prania e trenit në një stacion hekurudhor të rezervuar për familjen e tij në zonën ‘elitare ’në bregdetin lindor, tregon se ai e ka vizituar këtë resort.

Treni ka qëndruar para shtëpisë së Kim prej datës 23 prill, por The Guardian nuk ka gjetur ndonjë lidhje nëse treni shërben vetëm për nevojat e familjes apo tregon se Kim është duke qëndruar në atë shtëpi.

Spekulimet për shëndetin e Kim, filluan për shkak të mungesës së tij në përvjetorin e ditëlindjes së babait dhe themeluesit të Koresë së Veriut dhe gjyshit të tij, Kim Il-Sung, më 15 prill.

Të fundit

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp....

E kafshoi qeni në organet gjenitale, ish-futbollisti i Barcelonës humb ndeshjet evropiane

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate...

3 vite në qeli nëse përdor flakadanë në stadium

Draft-projekti për Kodin e Ri Penal ka shkaktuar shumë reagime kritike nga profesionistët dhe radhët e drejtësisë, si dhe figura të ndryshme publike nga...

“Neni 210 tradhti kombëtare e Ramës, i hap rrugën shitjes së territoreve”

Partia e Lirisë vijon të marrë në analizë draftin e Kodit të Ri Penal. Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e...

Igli Tare bën gati 3 blerjet e reja për Milanin

Ndërsa “telenovela” Jashari vazhdon të zgjasë mes Belgjikës dhe Italisë, Milani po punon paralelisht për të përforcuar skuadrën, sidomos në mbrojtje dhe në sulm....

Lajme të tjera

Web TV