Njeriu më i pasur në Kinë hapi një llogari në Twitter muajin e kaluar, në mes të krizës së Covid-19. Deri më tani, çdo status i tij i kushtohet fushatës për të dërguar pajisje mjekësore thuajse në çdo cep të globit.
“Një botë, një luftë” shkroi Jack Ma në statusin e tij të parë në Twitter. “Së bashku, ne mund tja dalim” tha entuziast në një tjetër mesazh.
Sipërmarrësi miliarder po drejton një ekip, që merret me operacionet e dërgimit të furnizimeve me pajisje mjekësore, deri më tani në mbi 150 vende të botës, kryesisht maska e ventilatorë.
Por, disa kritikë të tij, mes tyre dhe vetë mbështetësit e punës së tij, janë shprehur se Ma ende nuk e di se ku është përfshirë.
A ka lidhje veprimtaria e tij filantropike me Partinë Komuniste të Kinës? apo si një “Lojtar” i vetëm, kërkon të shfrytëzojë partinë vetëm për qëllime propagande?
Deri më tani duket se Jack Ma i ka ndjekur me përpikëri rregullat diplomatike kineze, kryesisht në përzgjedhjen e vendeve që përfitojnë nga donacionet e tij por kjo nuk e ka shmangur xhelozinë e hapur edhe të liderve kryesorë në Kinë, edhe të atyre në kupolën drejtuese.
Edhe miliarderë të tjerë kanë deklaruar se do të dhurojnë para për të përballur luftën, kryesisht në frontin mjekësor, kundër koronavirusit. I tillë ka qene rasti i Jack Dorsyet që ka dhuruar 1 miliardë dollarë për këtë kauzë.
Ja cilët janë 6 donatorët më të mëdhenj deri në këto momente: Jack Dorsey, Google.org, ByteDance, MasterCard, Bill dhe Melinda Gates dhe Alibaba group.
Që në fillim të muajit mars, kur Covid-19 u përhap përtej kufijve të Kinës, miliarderi Jack Ma dhe grupi Alibaba nisën të shpërndajnë pajisje mjekësore në Afrikë, Azi dhe Europë, në Amerikën Latine por edhe në vende me një situatë politike të nderë si Irani, Izraeli, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Ma ka dhuruar miliona dollarë edhe në kërkimet për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit. Jack Ma është i njohur si mësuesi karizmatik i gjuhës angleze, i cili arriti të krijojë një nga kompanitë më të mëdha teknologjike të Kinës.
Alibaba njihet edhe si “Amazoni” i lindjes. Ma nisi ta themelojë kompaninë e tij në një fabrikë të Kinës, në vitin 1999. Nga ajo kohë, aksionet dhe vlerë e kompanisë së tij kanë njohur vetëm rritje dhe sot listohet si kompania e dytë më e madhe në botë.
Ndërsa Jack Ma ka një pasuri neto prej 40 miliardë dollarë. Zyrtarisht ai u dorëhoq si drejtues i Alibabës në vitin 2018 dhe prej asaj kohe i është përkushtuar punës filantropike.
Burimi: BBC, Përshtati: Fjala.al