Victoria Beckham nuk përballon dot shpenzimet, shkurton stafin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse në karantinë, festimet e ditëlindjes së 46-të të saj, zgjatën për më shumë se një javë. Një DJ organizoi një festë virtuale në nder të saj dhe u transmetua në Instagram. Tortën me çokollatë ja bënë surprizë sërish online.

Nuk munguan dhuratat ndërsa verërat me kosto 2 mijë paund njëra, u shpërndanë edhe për miqtë nëpër botë, për të festuar të gjithë bashkë në të njëjtën  kohë, ditëlindjen e Victoria Beckham.

Por ajo ç’ka bëri lajm në tabloidet britanike, ishte fakti se përpos pasurisë 335 milionë paund të familjes Beckham dhe biznesit që po shkon mirë edhe në këtë periudhë pandemie, Victoria ka zgjedhur të pushojë 30 anëtarë të stafit të saj, për shkak se nuk i përballon dot shpenzimet.

Kjo është mënyra më e mirë, sipas mediave britanike, sesi mund të dëmtohet kaq lehtë imazhi i një njeriu që kujdeset aq shumë për figurën publike.

Tabliodet shkojnë më tej kur shkruajnë se edhe në këtë rast, Zonja Beckham ka luajtur rolin e një “Viktime” kur është përgjigjur se nuk ka bërë asgjë të gabuar, përveçse është kujdesur për financat e saj dhe të familjes së saj.

Sipas “Daily Mail”, biznesi i saj “Victoria’s Secret” nuk po shkon aspak mirë dhe ka shënuar veç humbje që prej themelimit në vitin 2008 dhe parashikohet që për këtë vit, së paku deri në nëntor, pavarësisht koleksionit të ri, ish-këngëtarja e Spice Girl të raportojë humbje prej 90%.

Akuzat nëpër portale, pavarësisht ditëve të lumtura e të qeta mes familjes, zonja Beckham i është përgjigjur me një status në rrjetet sociale: “Kjo është java më e keqe e jetës time”. Apo ndoshta, prioritetet edhe duhet të ndryshohen në këtë periudhë pandemia.

Lexo edhe :  "Nuk dua të ta jap librin". Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shëndeti mbi të gjitha, e më pas biznesi. Pas ditëlindjes, këto nuk ishin lajmet më të mira që mund të merrnin këtë javë 28 milionë ndjekësit e fashionistes 46 vjeçare.

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV