Alarm në Itali, koronavirusi lë të lirë 40 bosë të mafias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa mafiozë italianë janë liruar nga burgu sipas një rregulloreje të re nga koronavirusi, tha prokurori kombëtar i antimafias.

Kanë përfituar nga ky urdhër i firmosur më datë 21 mars 2020 edhe 40 bosë të mafias italiane. Ata janë: Francesco Bonura, 78 vjeç, kapomafia e Palermos i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano. Po ashtu, ka lënë qelinë edhe Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Gjithashtu janë lënë të shkojnë në shtëpi dhe bosat mafiozë Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincenzo Iannazzo, anëtar i Ndrangheta tani janë transferuar në arrest shtëpiak, sipas Federico Cafiero De Raho, prokurori antimafia i Italisë.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit brenda ambienteve të burgut, qeveria italiane autorizoi magjistratët që të transferonin të burgosur që kanë 18 muaj ose më pak në dënime në arrest shtëpiak.

Cafiero De Raho tha që të tre të burgosurit ishin mbajtur nën “masa shtesë izolimi” për të shmangur kontaktin me njerëzit jashtë burgut për shkak të roleve që ata kishin në organizatat mafioze.

“Pasi ata të dërgohen në shtëpi, këto masa padyshim nuk zbatohen më,” shtoi prokurori.

Bonura u dënua me 23 vjet burg për akuzat që lidheshin me rolin e tij në një organizatë mafioze dhe kishte vetëm nëntë muaj në burg.

Zagaria u arrestua në vitin 2007 dhe u dënua me 20 vjet burg si anëtar i një organizate mafioze. Ai u konsiderua si mendja financiare prapa fisit Casalesi.

Ndërkohë nxjerrja nga burgu i bosëve mafioz u prit me kritika në Itali.

“Kjo është çmenduri,” tha Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë opozitare italiane Lega, në një video në Facebook. “Ashtë mungesë respekti për njerëzit, magjistratët, gazetarët, policët dhe viktimat e mafies.”

Ministri i Drejtësisë Alfonso Bonafede tha se vendimi për lirimin e të burgosurve merret nga magjistratët në një “mënyrë autonome dhe të pavarur“, por autoritetet po shqyrtojnë një propozim për të përfshirë departamentin e antimafisë të vendit në vendimin përfundimtar.

Lexo edhe :  Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

“Në këtë moment krize, organizatat mafioze mund të depërtojnë edhe më tej në jetën ekonomike, veçanërisht duke mbështetur ose edhe përvetësuar bizneset në vështirësi financiare që nuk kanë mundësi të hyjnë në ndihmë publike dhe për këtë arsye janë të detyruar të drejtohen tek burimet alternative të kredisë, ato të organizatave kriminale , “Tha Cafiero De Raho, prokurori, për CNN.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të burgosurve në Itali ka rënë me 6.500 që nga 29 shkurt, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Alessio Scandurra, koordinatore e Antigone, një shoqatë për të drejtat e të burgosurve, tha që rregullat e koronavirusit dhe faktorët e tjerë janë prapa uljes së popullatës së të burgosurve./Burimi: Citizentv Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV