“Do të jetë një realitet i ri pas COVID”, Rama: Njerëzit duhet të mësohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha sot se njerëzit duhet të mësohen me një realitet të ri, pasi situata pas koronavirusit nuk do të jetë si para këtij virusi.

“Ne duhet të na bëhet e zakonshme të sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme, të mësohemi me një sërë ritualesh të reja, sepse në të kundërt do të duhet të përballemi me pasoja të tmerrshme. Do të jetë një realitet i ri, i ndryshëm nga ai që kishim”, tha Rama në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Më tej, kryeministri u ndal te masat dhe lehtësimi i tyre, duke paralajmëruar sërish kufizime, nëse do të rritet numri i të infektuarve.

“Nëse do të ketë sërish numër të lartë infektimesh, do duhet të kthehemi mpbrapsht. Gjithçka në këtë situatë është relative dhe përtej asaj që duket ka mundësira të ndryshme për të parë. Gjërat mund të marrin rrjedha të ndryshme, në varësi se si do të sillen njerëzit. Do të kemi virusin mes nesh dhe nuk do të kemi normalitet, por do të hyjmë në një fazë, ku do të kemi një lloj normaliteti të ri me një numër të caktuar kufizimesh”, u shpreh kryeministri.

Specialistët thonë se virusi nuk do të largohet, do të jetë vërdallë. Infektimet e reja janë frika juaj, po ku e bazoni këtë frikë?

Nuk di që të ketë dalë blof ndokush nga shkencëtarët, sepse gjërat kanë shkuar ashtu si janë parashikuar prej tyre. Vendet që kanë marrë masa shpejt e kanë kaluar më lehtë fazën e përballjes së parë, dhe ata që nuk morën masa, po heqin më keq. Sa pa dalë vaksina, ky armik i padukshëm do të jetë mes nesh. Ne nuk mund të rrimë pafundësisht mbyllur, por do të hapemi me kujdes dhe mbi të gjitha të mësojmë të sillemi me kujdes.

Lexo edhe :  Shkarkimet e drejtorëve, Berisha: Kocka për qytetarët, Rama hesht për Elbasanin

 

Të fundit

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Lajme të tjera

Web TV