Melania Trump ish modelja e njohur e pasarelave e kërkuar nga mbarë bota, festoi ditëlindjen e saj të 50’të në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA’së, Donald Trump e ka uruar bashkëshorten e tij në mënyrë të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”, shkroi kreu i SHBA’së nëpërmjet Twitter.
Çifti Trump u takuan për herë të parë në një javë mode në Nju Jork në vitin 1998.Fejesa zyrtare arrin në vitin 2004 dhe martesa u mbajt në vitin 2005.