Koronavirusi/ India ngre të gjithë botën në këmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë vende kohët e fundit kanë deklaruar se shumë shpejt do të prodhojnë vaksinat e tyre, ose një kurë që mund të parandalojë apo trajtojë koronavirusin.

Një ndër to është edhe Britania e Madhe e cila nisi testimin e vaksinës tek njerëzit javën e kaluar. Nga ana tjetër edhe India ka bërë të ditur se do të fillojë të vaksinojë njerëzit e saj në prag të muajit tetor.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të “Institutit të Serumit në Indi”, Adar Panavala, kompanitë po planifikojnë prodhimin e vaksinës, vaksina e cila është prodhuar nga shkencëtarët e Oksfordit, kurse Instituti i Serumit në Indi po planifikon të fillojë prodhimin serik për dy ose tre javë. Kjo ka zgjuar kureshtjen e shumë vendeve të cilat janë në kërkim të vaksinës ndaj koronavirusit.

Nxjerrja e vaksinës në treg varet nga ajo se sa i suksesshme në testimi e saj te njerëzit.

“Ekipi ynë është duke punuar ngushtë me doktor Hillin nga Oksfordi, dhe presim fillimin e prodhimit të saj në dy apo tre javët e ardhshme. Gjashtë muajt e parë do të prodhojmë pesë miliona doza në muaj, kështu që shpresojmë që më pas do ta rritim kapacitetin e prodhimit në 10 milionë në muaj”, ka shtuar Ponavala.

Panavala pranoi se kompania e tij nuk do ta patentojë vaksinën, nëse testimet klinike rezultojnë të suksesshme.

Nuk duam ta patentojmë sepse dëshirojmë të prodhohet dhe shitet në mbarë botën, jo vetëm në Indi. Shpresoj që një,të do të veprojnë edhe kompanitë tjera që zbulojnë vaksinën, me qëllim që të kemi sa me shpejtë miliarda doza në mbarë botën”, u shpreh ai.

Të fundit

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Lajme të tjera

Web TV