Koronavirusi/Kryeministri italian zbulon çfarë e pret vendin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri italian Guiseppe Conte ka treguar se si do të zbuten masat kufizuese ndaj koronavirusit.

Pas më shumë se 7 javë në izolim total në luftën kundër koronavirusit, Conte u shpreh se qytetarët pavarësisht zbutjes së masave, duhet të vazhdojnë të respektojnë distancimin social. Sipas Contes, nga 4 maji do të hapen parqet publike dhe hapësirat e gjelbëruara, kurse qytetarët do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre që jetojnë në po të njëjtin rajon.

Gjithashtu sipas vendimeve të qeverisë, kryetarët e komunave kanë të drejtë të vendosin masa të veçanta kufizuese për qëndrim në parqe me qëllim që të shmangen grumbullimet masive.

Edhe gjatë vizitave familjare, qytetarët janë të detyruar që të mbajnë maska, ndërsa organizimi i ceremonive festive vijon të jetë i ndaluar. Nga 4 maji varrimet do të zhvillohen maksimumi me 15 pjesëmarrës, ndërsa të pranishmit duhet të mbajnë maska. Bibliotekat, muzetë dhe galeritë do të hapen nga 18 maji.

Megjithatë, Conte ka bërë të ditur se në rast se do të ketë një përkeqësim apo një valë të dytë të koronavirusit qeveria do të reagojë menjëherë duke ndaluar sërish aktivitetet.

Nëse qytetarët nuk respektojnë masat e reja, përqindja e të infektuarve dhe të vdekurve  do të rritej sërish, gjërat do të dilnin nga kontrolli, do të kishim shumë vdekje, kurse ekonomia do të pësonte edhe më shumë dëme”, ka deklaruar Conte.

Të fundit

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Lajme të tjera

Web TV