Mickey Rourke “sfidon” koronavirusin, vijon xhirimet në Lituani

Mickey Rourke sfidoi koronavirusin dhe vijoi me xhirimet deri në fund. Bëhet fjalë për prodhimin më të fundit në të cilin aktori është protagonist kryesor, “Warhunt”.

Filmi, i cili u xhirua në pjesën më të madhe të skenave në Lituani, u realizua në përshtatje me masat e izolimit të qeverisë vendase, ndërsa producentët nuk pranuan të stoponin xhirimet.

“Erdha në Riga për të punuar dhe kjo gjëja, Covid-19, ishte aq nën kontroll, sa të gjithë jemi shumë të kënaqur” tha aktori 67 vjeçar për revistën “Variety”.

Tashmë Rourke dhe pjesa tjetër e stafit, thuajse 100 vetë kanë mbetur të bllokuar në Lituani dhe nuk mund të ktheheh në SHBA, për shkak të pezullimit të të gjitha fluturimeve. Gjithsesi, përveç aktorëve, pjesa tjetër e stafit kanë mbajtur gjatë të gjithë kohës pajisjet mbrojtëse dhe pse distanca ishte vështirë të ruhej. Ndërsa make up dhe garderoba ishte e ndarë dhe e personalizuar për çdo aktor.

“Warhunt” është prodhimi më i fundit i regjisorit italian Mauro Borreli, i cili më herët ka drejtuar filmat “The last Jedi”, “Captain America” apo “Piratët e Karaibeve”./Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al