Ndryshojnë datat e zgjedhjeve në Shqipëri, ja kur pritet të mbahen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Palët politike në Tryezën për Reformën Zgjedhore kanë vendosur ndryshimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve në parim.

Deri sot ishte parashikuar që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore të zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 14 marsi deri në 30 qershor ose nga 15 shtatori deri në 30 nëntor.

Ka pasur propozim që kjo periudhë të shtrihet: nga 15 prill deri në 15 maj ose 1 tetor deri në 31 tetor dhe se palët janë në prag të një dakordësimi për periudhën 15 prill – 15 maj.

Sipas anëtarëve të Tryezës së Reformës Zgjedhore, mbajtja e zgjedhjeve në muajin qershor ka ndikuar negativisht sa i përket procesit të turizmit.
Nëse zgjedhje parlamentare të 2021 do të mbaheshin në fund të qershorit, pritet që me këtë propozim të jenë mes periudhës 15 prill-15 maj.

Të fundit

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, arrestohet nëna

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin...

Lajme të tjera

Web TV