Shtyrja e rifillimit të futbollit/ Igli Tare kritikon qeverinë italiane, Juventusin e Interin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori Sportiv i skuadrës së Lazios, shqiptari Igli Tare, ka reaguar ndaj situatës së krijuar nga koronavirusi në futbollin Italian. Klubi i Lazios reaguar ndaj shtyrjes së rifillimit të Serisë A dhe ka kritikuar ashpër zgjedhjen e qeverisë për t’u kthyer në trajnim, mbase nga 18 maji. Në një prononcim për “Lazio Style Radio”, Tare tha: “Ne të gjithë jemi të befasuar, respektuam çdo vendim të marrë nga qeveria italiane, por më 4 maj ishte pikërisht fillimi. Ndihemi të diskriminuar. Kam dëgjuar fjalët e Ministrit të Sportit, Spadafora, i cili pranoi se mendonte vetëm për mbrojtjen e shëndetit.

Por, më ai i i lejon njerëzit të vrapojnë nëpër parqe, në vend që të japë mundësinë e stërvitjes në qendrat sportive, me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Aktiviteti sportiv është ndalur prej dy muajsh, një kohë shumë e gjatë për të inkurajuar shërimin. Nuk e di cili është qëllimi i tij, sigurisht që nuk do të ndihmojë futbollin. Vendimet e tij janë drastike, nuk na lejojnë të luajmë përsëri. Diçka nuk është në rregull”.

Ndërsa më tej ish-futbollisti i kombëtares shqiptare ka shtuar se qëllimi i vetëm është përfundimi i kapionatit dhe jo hapja e stadiumeve, që do sillte grumbullim të njerëzve dhe rrezikimin e tyre, ndërsa më tej ka kritikuar klubet e Juventusit dhe Interit që nuk kanë reaguar deri në këto momente për këtë situatë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, tregojmë shumë kujdes për të pranuar sakrificën e bërë nga njerëzit në karantinë, por kjo nuk është një gjë e mirë. Futbolli është një faktor shumë i rëndësishëm shoqëror për vendin. Ne nuk duam të hapim stadiumet, vetëm të përfundojmë kampionatin në përputhje me rregullat. E kemi treguar në fushë mundësinë për ta fituar kampionatin, por mbeten akoma 12 ndeshje. Të flasim për një fitore të mundshme është fjalë e madhe.

Lexo edhe :  Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Ne duam ta përfundojmë kampionatin kryesisht për hir të sistemit italian të futbollit. Në Gjermani, presidenti i federatës së futbollit dhe përfaqësuesit e klubeve kryesore atje kanë marrë të gjithë pozicion të qartë, për ta përmbyllur sezonin deri në javën e fundit. Te ne, sistemi i futbollit është në diskutim. Nuk e kuptoj pse klube si Juventusi dhe Interi nuk pozicionohen. Protokollet? Ato duhet të respektohen, nuk ka dyshim për këtë”.-tha ndër të tjera Igli Tare./Fjala.al/

Të fundit

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Lajme të tjera

Web TV