Gati qeveria e re? Gashi: Sot ose nesër formalizohen koalicionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Grupit parlamentar tha se brenda ditës së sotme ose nesër presin formalizmin e koalicionit dhe pastaj do të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Gashi tha se akoma nuk e kanë marrë mandatin nga presidenti Thaçi por sipas tij sa po të kryhen çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicioneve dhe t’i formalizojnë mbi 61 deputetë do të njoftohen presidenti dhe do të lëshohet dekreti.

“Votë e mjaftueshme konsiderohet në momentin e nënshkrimit të koalicioneve. Ne akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion. Pra koalicioni është dakorduar shumica, por formalizimi i tyre me nënshkrim do të kryhet brenda ditës së sotme dhe nesër besoj”, tha ai.

Megjithatë sipas tij, konsiderojnë se momentalisht i kanë 64 vota.

Gashi tha se edhe Lista serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe njëri nga ministrat e Listës serbe mund të jetë zëvendëskryeministër.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për mungesën e Vjosa Osmanit në mbledhje, Gashi tha se të gjithë deputetët, përfshirë edhe atë kanë pasur ftesa. “Të gjithë deputetët e LDK-së, përfshirë edhe Vjosa Osmanin kanë pas ftesë, me siguri ka qenë e zënë se do të ishte prezentë”, tha ai. /Telegrafi/

Të fundit

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Lajme të tjera

Web TV